Numri i lartë i kartave të identitetit që skadojnë deri më 25 prill, datën e zgjedhjeve, po kthehet në një shqetësim shumë serioz.
I pyetur në lidhje me zgjatjen e afatit të mjeteve të identifikimit që skadojnë deri më 25 prill, ministri Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një deklaratë për mediat tha se po shikohet me vëmendje dhe se është në kontakt me kreun e KQZ-së. Po ashtu Çuçi garantoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Sa i përket ndëshkimit të politikanëve për respektimin e masave anti-COVID, ministri tha se nuk do të tolerohet askush.
‘Kjo pyetje do të ishte në se nuk do të kishte ndëshkime. Janë çështje të organeve ligjzbatues e porosia është e qartë, askush nuk do të tolerohet nëse shkel rregullat. Është zbatimi i çdo rregulli protokolli në lidhje me këtë gjë. Përfitoj nga rasti që tu bëj thirrje kandidatëve që kanë hyrë në ethet e fushatës që të respektojnë masat.’- tha Çuçi.


