Mehill Gega, i cili aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta, ka tentuar vetëvrasjen në paraburgimin e Shenkollit.
Ngjarja ndodhi më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës pasi një debati mes autorit dhe viktimës.
Lajmi konfirmohet nga vete familjaret për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Elidon Ndreka të cilët thonë se 55-vjeçari ka tentuar të prese damarët e dorës dhe eshte derguar per mjekim ne spital. Mehill Gega eshte vene nen akuze per vrasje me dashje dhe ndaj tij gjykata e Lezhës caktoi masën ‘arrest me burg.


