• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’KA TUALET LOKALI, PSE VJEN NË FAKULTET”/ Del VIDEO e policit që ngacmonte studenten
Home
Aktualitet
Kronikë

“S’KA TUALET LOKALI, PSE VJEN NË FAKULTET”/ Del VIDEO e policit që ngacmonte studenten

12 February, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Këtë të marte ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në “Facebook” një rast të tentativës së përdhunimit të një studenteje në fakultetin Juridik të Shkodrës nga një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Berisha i referohet mesazhit, sipas tij të nisur nga një student i këtij universiteti i cili i shkruan se prej dy ditësh një polic i veshur civil ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë.

Madje sipas tyre ka ngacmuar edhe një pedagoge të këtij fakulteti. Në një video të tyre të siguruar nga “BalkanWeb” studentët pretendojnë se efektivi është futur në tualetin e fakultetit ndërsa thuhet se ka qenë i armatosur.

Studenti: Ku me t’njoh unë ty.
Polici: Kemi ardhur, policë jemi.
Studentja: A ke vërtetim që jeni polic.
(efektivi vrapon për të dalë, roja dhe studentët e tjerë i shkojnë nga pas për të mos e lënë të ikë)

Studentja: Prit një sekondë se ka qenë edhe dje. A nuk ka tualete lokali apo ambiente të tjera që vini e hyni në ambientet e shkollës apo si?
(roja kyç derën, bashkë me studentët rrethojnë policin e nuk e lënë të dalë, pas disa minutash vjen policia dhe e merr)
Studentja: Me duar në xhepa, o zotëri ne nuk e morëm me e përcjellë në kafe.

Studentët pretendojnë se policin e FNSH të veshur civil siç vërehet edhe në video e kanë mbajtur të izoluar në ambientet e fakultetit deri në momentin e mbërritjes së forcave të policisë të cilët kanë bërë edhe shoqërimin e tij në komisariatin e Shkodrës.

Efektivët e Shkodrës e kanë dërguar tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ndërsa për këtë ngjarje burime pranë policisë Shkodër japin një tjetër version. Sipas policisë, ndryshe nga sa pretendojnë disa studentë, efektivi i FNSH-së në momentin që ka ngacmuar një vajzë ka qenë në rrugë dhe jo brenda fakultetit. Policia mohon që të ketë pasur kërcënime ndaj vajzës duke sqaruar se efektivi e ka pëlqyer atë dhe e ka ndaluar.

Në momentin që ka tentuar ta kapë për krahu për të folur me të vajza ka parë se efektivi kishte në brez pistoletën dhe është frikësuar.
Sipas policisë efektivi i FNSH ka të drejtë që ta mbajë armën e punës edhe kur është civil.

Gjithashtu burime nga policia thonë se gjatë marrjes në pyetje efektivi ka mohuar ta ketë mbyllur studenten në tualet dhe se nuk e ka kërcënuar. Ai ka rrëfyer se e ka pëlqyer atë dhe se si një djalë i ri ka dashur që të bisedojë, por ka hasur në rezistencën e vajzës e cila më pas është frikësuar nga arma e shërbimit që kishte në brez.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BORXHI" 17 MILION EURO PËR SALA/ Presidenti i Cardiff: Jemi...
Previous article "TI S'DI TË LIDHESH DY LLAFE"/ Genta e BB i kthen përgjigjen epike fanses (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT