Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar lidhur mbi videon e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë ditës së sotme.
Në video shfaqet Vangjush Dako me Avdylajt, ndërsa Hoxha hedh poshtë deklaratat e këtij të fundit i cili më herët ishte shprehur se nuk e kishte takuar asnjëherë Astrit Avdylajn.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hoxha shkruan se në video nuk duket as Dako dhe as Avylaj, duke theksuar se kjo është dreka e shtabit elektoral te PS-së bashkë me kontribuesit lokalë të fushatës, e shtruar te vendi i quajtur Kodra e Kuajve në Shkallnuer.
Statusi i plotë:
Deri tani e kishim degjuar Dakon me Avdylet vetem me audio, pra me ze, dhe sapo u shpernda lajmi se Doktori e kishte kapur dhe me video, pra me figure, me ne fund thame se u kompletua mozaiku. S’ka nga shkon tashme Gjushi, u kap me ze e figure. Por sapo hapa videon per dreq asnjeri prej Avdyleve nuk dukej ne tavoline. Ta kishin ngaterruar Astrit Avdylin me Celen e OSHEE-se, me Jurgen Cyrbjen deputetin e PS-se, kryetarin lokal te PS-se, drejtorin e gjelberimit, komisionere dhe kontribues te tjere lokale te PS-se?!!!!
S’ka mundesi?!!! Doktori s’para ben keshtu gabimesh kollaj…
Ose ai qe ia ka derguar ka dashur ta fus ne qorrsokak Doktorin, ose Doktori ka ngaterruar videon dhe ne vend te asaj te Gjushit me Avdylajt, ka nisur videon e Gjushit me shtabin e PS-se?!!!!
Doktor, zamet e ke, kontrolloje dhe njehere memorien se mos e ke ngaterruar gabimisht videon, se rreth e rrotull ke plot njeres qe i njohin nga afer Avdylajt.
Jo per gje po mezi po presim ta shohim Gjushin me Avdylajt edhe me ze edhe me figure..
Ne video: Dreka e shtabit elektoral te PS-se bashke me kontribuesit lokale te fushates, e shtruar te vendi i quajtur Kodra e Kuajeve ne Shkallnuer…
Vangush Dako Avdyli tha se nuk kishte takuar kurre Astrit Avdylin ndersa ketu po feston me te dhe Avdylë e bandite te tjere te Durresit fitoren e krimit elektoral! sb
Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 11. Juni 2019