• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KA ALEANCË”/ Astrit Patozi: Ja e vërteta e marrëveshjes me Lefter Kokën
Home
Politikë

“S’KA ALEANCË”/ Astrit Patozi: Ja e vërteta e marrëveshjes me Lefter Kokën

20 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në studion e Top Talk, koordinatori i partisë më të re opozitare në vend, Astrit Patozi, theksoi se Bindja Demokratike nuk është për t’u mëshiruar dhe nuk është një zë i vogël, pasi në të kundërt PD nuk do të kishte interes që ta sulmonte atë më shumë se sa vetë qeverinë.

“Ne po garojmë, ata thonë se po u marrim njerëz. Le të vijnë edhe ata. Ne do marrim pjesën tonë”, u shpreh Astrit Patozi, duke nënvizuar se PD i ka lënë në një farë forme mbështetësit e saj në mes të rrugës.

I pyetur nëse do të mund të ketë një aleancë me PD, Patozi u përgjigj: “E para nuk mund të bëjmë koalicion me diçka që nuk ekziston. Mund të mendonim një koalicion të mundshëm me një forcë politike që është regjistruar në zgjedhje, por jo me një që thotë nuk do të ketë zgjedhje”.

Më tej Patozi shton se “Ne nuk kemi asnjë konsideratë. Ne duam që ky projekt i ri politik, të perceptohet të ndjehet nga njerëzit e të provohet”.

Por i ngacmuar se nëse Bindja Demokratike do të mund të bashkëpunojë me Partinë Socialiste, Astrit Patozi shprehet se forcën e tij politike nuk e lidh asgjë, e se janë rivalë.

“Bindja Demokratike nuk ka asgjë me PS dhe e ka kundërshtarin e saj kryesor. Nëse PD, na godet ne dhe jo PS, në këto momente është problem i tyre, jo i joni.

Nëse ata nuk do të merreshin me ne, ne nuk do të thoshim asnjë fjalë për PD dhe LSI. Kjo e dyta, nuk ka thënë asgjë, as kundër dhe as pro”, tha patozi.

Më tej Koordinatori i BD, theksoi se në “betejë” me PS, kjo e fundit i ka hequr nga lista një kandidat nga gara për kryetar bashkie. Sipas tij, tërheqja nga gara e kandidatit të tyre për Skraparin ka ardhur pas presioneve nga Partia Socialiste.

Patozi sqaron se partia e tij nuk ka pasur një, por dy deputetë të gatshëm për të firmosur që kjo forcë politike të garojë në zgjedhje.

“E kam marrën zotin Koka, për siguri. Sepse e dija që gjuetia e shtrigave ndaj Bindjes Demokratike do të vazhdonte dhe do të përdorej si një argument për të rrëzuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhje. E kam marrë për rezervë. E falenderoj që pranoi.

Firma e zotit Noka për BD, nuk do të thotë se ai u bë me demokrat dhe unë u bëra i majtë. Ai vetëm ka dhënë një akses politik që kjo parti lejohet të garojë. Këtë mund ta bënte edh enjë socialist e nuk do të kishte asgjë të keqe”, sqaroi Patozi.

Ai mohon në mënyrë kategorike se kjo lëvizje të hyjë tek “pazari” politik.

“E para zoti Koka me qëndrimin e tij, që nuk dogji mandatin është shumë afër nesh, sepse nuk mendon se ikja nga zgjedhjet është zgjidhja e problemit, por përballja. Në këtë pikë takohemi”, tha Patozi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PERIFERI TË FIERIT/ Njihuni me fshatin që "shfrytëzon" bujqësinë për turizëm
Previous article GRUMBULLIMET PËR SFIDAT KUALIFIKUESE "EURO 2020"/ Edy Reja fton në Kombëtare dy kampionët e rinj, ja emrat

F.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT