• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SJELLJE ARROGANTE…”/ Gledis Nano mesazh vartësve pas ankesave të qytetarëve: Ndaj jemi në këtë situatë sot
Home
Aktualitet
Kronikë

“SJELLJE ARROGANTE…”/ Gledis Nano mesazh vartësve pas ankesave të qytetarëve: Ndaj jemi në këtë situatë sot

9 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shfryrë inatin ndaj vartësve të tij, pasi ka marrë ankesa se policët nuk dinë të komunikojnë. Ai u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij për disa ankesa të qytetarëve ndaj punës së strukturave të uniformave blu gjatë ditëve të fundit.

Të dhënat janë bërë me dije nga “Euronews”, ku mësohet se kryepolici Nano e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e disa punonjësve të Policisë në bazë të perceptimit të qytetarëve:

“Ditët e fundit, mua si drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetëm disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese. Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, Policinë kufitare e atë kriminale”.

Ai është ndaluar te puna e Policisë Kriminale ku sipas tij qytetarët kanë lënë të kuptohet se kjo strukturë është arrogante dhe që e zbaton ligjin në bazë të xhepit të vet.

“Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin, por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar. Punonjës policie që nuk njohin humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët. Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot. Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për të bërë presion e për të marrë ryshfet. Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese dhe shumë alarmante”.

Nano ka kërkuar që të merre masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos të raportohen pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por, të reflektohet urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar që më në fund duket që e ka tronditur kreun e ri të Policisë së Shtetit. Sipas të dhënave, SMS-ja e Nanos u është lënë porosi drejtuesve për vartësit e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AS JASMINA, AS SABRINA/ Ardian Bujupi kapet mat me bjonden misterioze
Previous article GURËT NË VESHKA/ Cilat ushqime e shtojnë problemin edhe më shumë?

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT