Bledar Selmanaj, është arrestuar nga Policia pasi është autor i dyshuar i vrasjes së 25 vjeçarit Xhuljan Bullari në Vlorë, 5 ditë më parë. I riu u gjet me një plumb në kokë, brenda në një makinë në zonën e Babicës.
Bledar Selmanaj u arrestua dje nga Policia dhe në oborrin e shtëpisë së tij u gjet arma me të cilën ai dyshohet se ka qëlluar për vdekje Xhuljan Bullarin. Mirëpo Selmanaj në komisariat ka mohuar krimin.
Ai ka thënë se me viktimin njiheshin dhe kishin miqësi, por nuk ka pranuar në asnjë moment vrasjen. Madje ai ka mohuar faktin se arma apo veshjet e gjetura janë të tijat, duke thënë se është përfshirë gabimisht në këtë ngjarje.
Burime për media bëjnë me dije se policia e Vlorës e konfirmon se autori i ngjarjes është Selmanaj, pasi arma e zjarrit dhe rrobat e përdorura janë ato që kanë kapur dhe kamerat e rrugës.


