• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE/ OSBE thirrje opozitës: Uluni në dialog pa kushte. Jemi dëshmitarë të trazirave…
Home
Politikë

SITUATA POLITIKE/ OSBE thirrje opozitës: Uluni në dialog pa kushte. Jemi dëshmitarë të trazirave…

13 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Xhorxh Tsereteli ka reaguar pas krizës politike të krijuar në Shqipëri duke kërkuar përgjegjshmëri nga palët. Lulzim Basha pak javë më parë refuzoi ftesat e njëpasnjëshme të kryeministrit Rama për dialog duke e kushtëzuar me largimin e tij, por OSBE-ja në reagimin e sotëm kërkon që palët të ulen, por pa parakushte.

“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së turbullirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë të kthehen në një krizë kushtetuese. Palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës.

Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë.

Kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë. Asambleja Parlamentare  mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik aktorët politikë shqiptarë kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE. Asambleja Parlamentare do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj ambicieve dhe dëshirave të popullit të saj” mbyllet deklarata.

Situata politike në Shqipëri është mjaft e tensionuar, pasi Presidenti anuloi zgjedhjet pas bojkotit të opozitës, ndërsa shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e procesit në 30 Qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HALA MADRID"/ Momenti kur Hazard ngre "peshë" 50 mijë tifozët në "Bernabeu" (VIDEO)
Previous article VRASJA PËR PARKIM NË LAÇ/ Arrestohet autori i ngjarjes, si e ZBULUAN...

F.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë Aktualitet

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT