• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA POLITIKE/ Heavy Meta (L) ose Meta Rende, shpall zgjedhje presidenciale
Home
Politikë

SITUATA POLITIKE/ Heavy Meta (L) ose Meta Rende, shpall zgjedhje presidenciale

2 July, 2019 k.autor Politikë

Presidenti Meta i ka cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit një komplot kundër demokracisë, i cili është organizuar prej kohësh dhe për të zgidhur krizën ka propozuar që më 13 tetor të mbahen zgjedhje vendore, zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje presidenciale.

Ashtu siç kishte paralajmëruar fiks në orën 11:00 të së hënës. Presidenti Meta doli në konferencë për shtyp. Përmes ironisë ai përshëndeti votimet e 30 qershorit, që i quajti të suksesshme, por edhe shqiptarët, që siç tha evituan një konflikt civil. “Përshëndes votimet e suksesshme socialiste. Përqafoj gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të nisur prej kohësh për të shkuar drejt një përplasje civile, komplot që nuk bazohet në parimet e demokracisë, as në vlerat e BE dhe NATO”, tha Meta.

“I kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit mikut tim doktorit të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd që punon sipas parimeve të Deep State që synon kapjen e shtetit dhe kanë gjetur njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë edhe pse presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta tha se alternativa e tij për zgjidhjen e krizës ishte një axhendë ndryshe nga ajo e opozitë joparlamentare, që është Rama ik. Ajo ishte “Rama reflekto”, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas Metës është kthyer në “Rama kthjellohu”.

“Nëse nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë lizi e mund të tallen”, tha Meta.
“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. Po qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam  i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për testin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në çdo kohë”, deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta këmbënguli se zgjedhjet vendore do të mbahen më 13 tetor dhe se më 30 qershor u bënë vetëm votime socialiste. Gjatë konferencës për shtyp pas procesit të 30 qershorit, kreu i shtetit tha se dekretin e tij të fundit që caktoi datën 13 tetor për zgjedhjet vendore, nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, por vetëm Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk është funksionale dhe pritet të krijohet në fund të korrikut.

Presidenti Ilir Meta tha se 13 tetori do të jetë datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe për të bërë zgjedhjet për presidentin. Ai tha se ky është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës politike që vijon edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

Ai tha se do të kandidoj sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vë cilin kandidat të dëshirojë. “Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë”, tha Meta në një konferencë për mediat.

“Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe vendore dhe unë garoj për president. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë që shqiptarët të mos shkojnë sërish të futen nëpër ambasada. Boll e zbrazëm Shqipërinë. Do ta bëjmë një vend europian, një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp as për mua nëse populli nuk më voton. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave. Nëse ka ndonjë propozim për kandidat për president Edi Rama ta bëjë. Asnjë propozim që dhunon të drejtën nuk e pranoj. Të mos tallet askush me kushtetutën tonë. U tallën njëherë në 2008”, tha Meta.

“Rama e ata që s’më duan të vënë kandidat kë të duan. Të mos shkojnë sërish e të na futen nëpër ambasada, apo të ikin, boll e zbrazëm Shqipërinë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend evropian, të kthehen edhe refugjatët. Kjo është zgjidhja që unë jap, nuk është turp nëse nuk më votojnë. Njerëzit duhet të kenë besim te vota e tyre. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave. Nëse ka propozim Rama le ta bëjë, ose ndonjë ambasadat që flet për dialog apo nxit sherr. Asnjë propozim që dhunon parimet e të drejtës nuk e pranoj. Jemi vend i NATO-s, mos të tallen me Kushtetutën tonë, u tallën njëherë në 2008, kur i mbanin ISO-n Ramës e Doktorit. Njëri prej tyre është akoma ambasador këtu. Duhet të bëhemi burra shteti dhe t’i zgjidhim gjërat vetë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve dhe thonë do ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Ilir Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse po flet si kryetar i opozitës në kushtet kur kriza është mes opozitës dhe mazhorancës, Presidenti Ilir Meta tha se nuk është krizë politikë, por krizë e shtetit. Por presidenti zbuloi se i ka dhënë këshilla liderit demokrat Lulzim Basha, që nëse ky i fundit do t’i kishte dëgjuar, as 5% e qytetarëve nuk do të kishin shkuar të votonin.

“Kjo është një krizë e shtetit të së drejtës. Kryetari i shteti është presidenti jo kreu i qeverisë. Presidenti ka përgjegjësi për pluralizmin politik dhe të bëjë më të mirën që shqiptarët të mos përplasen. Opozita ka axhendë Rama ik, unë e kam Rama reflekto. Opozita do zgjedhje të përgjithshme, të gjitha bashkë, ndërsa unë them se pa zgjedhje me standarde më të mira se ato që kishim nuk na çelen negociatat. Më duket absurd kushti që të hetohen ata të Dibrës. Ky është gabim. T’i kërkosh të hetojë veten. Dhe Bashës i kam thënë të mos i shmangin institucionet. Nëse do i dëgjonin këshillat e mia opozita që në vend të fishekzjarrëve të përdornin dajre as 5% s’do kishin shkuar të votojnë. Nuk i kërkoj Edit të japë dorëheqjen. Ne nuk kemi frikë nga populli. Ne nuk do asistojmë demokracinë se kemi frikë nga populli, nga vota”, tha Meta.

Duke pyetur kush ka propozime për zgjidhjen e krizës politike, Ilir Meta u shpreh se është i gatshëm t’i presë. Por kush ka ndërmend të lahet në pishinë, duke iu referuar Edi Ramës, do të jetë përgjegjës për thellimin e krizës.

“Do të bëjmë shtet, apo do të bëjmë cirk? – pyeti Presidenti – “duke shtuar se tashmë është koha të bëhemi seriozë, dhe jo me çitjane”, duke komentuar veshjen e kryeministrit Edi Rama gjatë votimeve më 30 qershor. Meta tha se e pret kryeministrin në Presidencë në mënyrë që edhe ai të japë propozimet e tij për zgjidhjen e krizës. E ktheu debatin në personal kur tha se e ka gati përgjigjen nëse Rama i përmend bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin kryetaren e LSI-së.

“Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit”, tha Meta. “Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, u shpreh presidenti.

Presidenti Ilir Meta tha se do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në zgjidhjen e krizës politike, duke shkuar deri në limitet e kërcënimit.

“Kjo krizë politike nuk e ndihmon Shqipërinë. Do bëj çdo gjë për të ruajtur atë që kemi fituar në 30 vjet. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë…është mirë. Nuk jam vetëm. Janë shumë shqiptarë. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë. Po u thellua kriza, do rivendosen edhe vizat”, tha Meta.

Me gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, Meta duket se ka vendosur t’i nxjerrë edhe mesazhet private me kreun e qeverisë. Para mediave, ndërsa theksoi se nëse do ishte në Shqipëri, ditën që opozita dogji mandatet, ky veprim nuk do të ishte kryer. “Ta dinë të gjithë shqiptarët se po të isha këtu, pasi isha në Gjermani, opozita s’do i braktiste mandatet. Ose të paktën ish- partia që kam përfaqësuar, LSI, se shpirti im e di, jo i Monikës, se farë kam hequr për të mos asgjësuar partinë nga 17 maji.” U shpreh Meta ndërsa zbuloi edhe mesazhin që i çonte kryeministrit Rama më 18 shkurt, dy ditë pas 16 shkurtit, ditë në të cilën opozita dogji mandatet zyrtarisht. “Lulit i kam shkruar në fund 2017 se pas lokaleve s do  jetë më kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj sot që pasi të mbarosh mandatin e presidentit s’do gjesh më gjurmë LSI-je. Mbase jam gabuar por më vjen  keq.” tha Meta ndërsa përgjigjen zgjodhi t’ia jap publikisht Ramës, ndërsa tha se: Mua kur s’më erdhi keq për gjithë historinë time, në PS s’më vjen keq as për LSI, se e kam bërë për t’i dhënë mundësinë Shqipërisë, qëllimi im është të mos lejojë Edin dhe ata të mos gjurmë demokracie e gjurmë Shqipërie. Ndaj të thellohet e pas këtij mesazhi kam dhënë një intervistë  të DW ku theksova opozita një hap pas dhe qeveria dy . vijoi Meta.

“Nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës anti-amerikan. Po erdhi dita t’më heqë vizën amerikane nipi i Spiro Kolekës…Unë vizën nuk ja heq kurrë demokracisë, as që bëhet fjalë në këtë botë. Pse niseni nga ata që nisin SMS-të, ata të gruas së Balilit. Unë ambasadoren e SHBA-ve e kam takuar më vete, dy tre ditë para se të merrej ky vendim. E kam sqaruar, i kamë thënë keni ndonjë shqetësim nga ana ligjore? Jo. Faleminderit shumë, qëllimi është ky. Unë tani po përpiqem me të gjithë. Ne hall kryesor kemi të hyjmë për të velur negociatat në tetor me BE-në. Dhe këtë e kanë në dorë aktorët e BE-së. SHBA ka një politikë të qartë, që mbështet integrimin. Qëndrimet që mbajnë ata është e drejtë e tyre? Kush në këtë botë thotë që presidenti nuk mund të mbajë qëndrimet e veta?”, deklaroi Presidenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHAHISTËT U-8 FEMËR E U-8 KAMPION/ Altja Çela dhe Alvin Alimema, nderuan fanellën e kuqe të Partizanit (FOTO)
Previous article “SHPIRTI IM, NUK DO GJESH MË KËMBË LSI-je”, Ilir Meta lexon SMS-të live: Rama më kërcënoi me mesazh, ja se çfarë më thotë

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT