• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA PAS RESHJEVE/ Drejtori i mirëmbajtjes së rrugëve në ARRSH: Akset problematike monitorim 24 orë
Home
Sociale

SITUATA PAS RESHJEVE/ Drejtori i mirëmbajtjes së rrugëve në ARRSH: Akset problematike monitorim 24 orë

4 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Akset problematike, monitorohen 24 orë nga inspektorë të ARRSH”, kështu është shprehur në studion e Report TV, drejtori i Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptarë, Erion Koka për sa i përket reshjeve të dendura të shiut në të gjithë vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Koka ka shtuar se situata me reshjet nuk është alarmante dhe se problemet e shfaqura me përmbytjet e rrugëve kanë marrë zgjidhe ose do të zgjidhen në orët në vijim.

“Veriu dhe jugu ka qenë më problematik, Qarku i Gjirokastrës, Dalja e ujit afër liqenit të Viroit.  Akset problematike monitorohen 24 orë. Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. Punimet janë kryer dhe janë inspektuar. Kemi grupe në mbikëqyrej dhe kemi inspektorët që i vëzhgojnë rrugët. Për çdo taksë për mirëmbajtjen e rrugës.”  ka thënë fillimisht Koka.

Ndërkohë për sa i përket situatave në javët në vijim, Erion Koka është shprehur se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi është normale që në këtë stinë të vitit të ketë reshje të dendura dhe që të krijohen problematika të ndryshme. Ai ka deklaruar se edhe ne vendet shumë të zhvilluara reshjet e dendura sjellin probleme me përmbytjet kur ka shi intensiv.

Ndërkohë Koka ka theksuar se ARRSh merr informacione nga një rrjet i kryqëzuar institucionesh për çdo situatë problematike që pritet të ndodhë me motin.

” Jemi gjatë  gjithë kohës në kontakt me IGJEUM. Njoftohemi për çdo gjë, për zonat problematike, kur ka një rrezik për një moment të caktuar. Parashikohen reshje por nuk është se do të jenë shumë problematike. Është një qendër në Slloveni që na njofton për rastet e rrezikut stuhive. Njoftohemi gjatë të gjithë kohës. Kemi informacione nga një kryqëzim institucionesh. Ditët problematike jemi 24 orë në vëzhgim. Nuk është problematikë në horizont. “

Për sa u përket kompanive kontraktore që merren me mirëmbajtjen e rrugëve, Koka është shprehur se të gjithë këto kompani e kanë krijuar intinerarin që duhet ndjekur për çdo muaj dhe i dinë situatat që krijohen dhe për këtë arsye kanë inspektorë në terren që bëjnë të mundur mbikëqyrjen e zonave problematike.

“Grupet e punës . Tek kontraktori ka kilometrat e vet që duhet të mbulojë dhe e dinë shumë mirë se ku duhet të fokusohen për pjesën e përmbytjeve erozionit. Shërbimi i mirëmbajtjes është në shumë kompani. Në Tiranë përmbytje kemi zonën e Ibës është problematike gjatë gjithë kohës. Afër komunës Berzhitës krijohen përmbytje për shkak të ndërtimit. Do organizojmë një plan që të heqim pjesën e rrëmbimit të ujit. ”

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDRYSHIMI/ Kejvina bëhet brune dhe nuk po e njohim më (FOTO)
Previous article ''DHËMBË KALBURA''/ Noizy e ofendoi, reagon Dasara Karaiskaj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT