• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË VERI TË KOSOVËS/ “Të mos ndodhë si me tarifën”, Rama sugjeron: Forcat Speciale nuk duhet të…
Home
Politikë

SITUATA NË VERI TË KOSOVËS/ “Të mos ndodhë si me tarifën”, Rama sugjeron: Forcat Speciale nuk duhet të…

27 September, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në bashkëbisedimin me studentët dhe për situatën në Veri të Kosovës, duke dhënë një sugjerim për zgjidhjen dhe uljen e tensioneve. Rama tha se Kosova ka të drejtë për çështjen e reciprocitetit, por se nuk duhet të ndodhë si në rasti ne tarifës dhe se forcat speciale s’duhet të rrinë gjatë në zonë.

Ai theksoi se Forcat Speciale duhet të zëvendësohen me forca në tavolinë, pra duke i mëshuar dialogut.

“Për Veriun, është e qartë, Kosova ka të drejtë. Çështja e qarkullimit të mjeteve, e targave është çështje e legjitimitetit, të sovranitetit të vendeve dhe është shqyrtuar në marrëveshje të mëparshme. Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarët serbë të Kosovës, ndërkohë që faktikisht këtu është shumë e qartë që serbët e Kosovës jo vetëm nuk kërcënohen nga asgjë, por janë pakicat kombëtare ndër më të përkëdhelurat, kjo e bën Kosovën shembull. Se kuptoj dot se si mund t’u paguhen dhe faturat e dritave. Fakti është që ata nuk kërcënohen. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve dhe të moszgjidhjes përfundimtare të çështjes.

Ato manovra teatrale me helikopterë e avionë mund të sugjestionojnë opinionin publik serb se mbase ka nevojë të ushqehet me idenë që disponon mjete ushtarake për të mbrojtur vëllezërit, apo mund të sugjestionojnë dhe njerëzit këtu apo në botën shqiptare që shikojnë nga facebook vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën, kur ju që jeni këtu, nuk kishit lindur akoma, apo nuk kishit lindur. Si mund të vazhdojë historia po njësoj. Si mund të vazhdojë të jetohet me luftën, ndërkohë që këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, pjesë e të cilës nuk mund të diskutohet që është njohja e Kosovës. Mendoj që situata është e qartë, por gjëja që më shqetëson që mos të ndodhë si me tarifën. Çuarja e forcave speciale në momentin e parë për t’u siguruar që nuk ndodh diçka e papëlqyeshme, diçka lënduese për njerëzit, nuk më duket se është një shpallje lufte apo provokim.

Mbajtja e forcave speciale për një kohë të gjatë do të ishte bumerang, siç ndodhi me tarifën. Unë e mbështeta, sepse ishte një klithëm për t’u dëgjuar. ishin dërguar letra e letra në Bruksel dhe u desh tarifa për t’i ngritur veshët opinionit ndërkombëtar që nuk jeton përditë me ne, ndaj duhet t’i dalim zot vetes. Me guxim, jo duke imagjinuar që gjërat që dalin në procesin e paqes të zgjidhen me mjetet e luftës, por duke pasur kurajë, aftësi e shkathtësi diplomatike. Çfarë ndodhi me tarifën, nga një klithmë që i lidhi këmbët Kosovës dhe e bëri të dukej si delja e zezë për shkak se u mbajt gjatë pa lidhje. u kthye në një instrument për të bërë politikë brenda Kosovës. Forcat Speciale mund të zëvendësohen me forcat në tryezë. Kosova është fëmija i bashkësisë ndërkombëtare. Këtë bashkësi ndërkombëtare dhe këta miq dhe aleatë të mëdhenj ne duhet t’i mbajmë shumë afër dhe nuk duhet t’u japim shkak që të ftohen, që të zhgënjehen dhe që të lodhen, siç ndodhi me historinë e tarifës kur Kosova humbi shumë reputacion. Politika e jashtme nuk mund të bëhet për politikë të brendshme dhe anasjelltas. Ngatërrimi i këtyre gjërave ka ndodhur”, deklaroi Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Zbulohen DY konkurente të tjera të "Big Brother VIP". Këngëtarja e muzikës popullore dhe...
Previous article DEL FOTO! Ky është i riu shqiptar që u vra mbrëmë në Zvicër (DYSHIMET)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT