• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA NË RAJON PO DEGRADON”/ Ministri i Jashtëm Rus mesazh për Bashën?!
Home
Politikë

“SITUATA NË RAJON PO DEGRADON”/ Ministri i Jashtëm Rus mesazh për Bashën?!

14 December, 2018 F.autor Politikë

Ndërsa mediat e huaja kanë hedhur dyshime për nxitjen e valës së protestave që ka pushtuar Ballkanin nga Rusia, Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov ka bërë sot një deklaratë të çuditshme.

Në prag të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, një vend anëtar të së cilës është edhe Shqipëria, Lavrov ka deklaruar sot “se situata në rajon është duke degraduar”.

Lajmi i tij u raportua nga Agjensitë Zyrtare e Lajmeve e Rusisë, “Inter Tass”, “Ria Novosti” dhe nga “Sputnik”.

Ndonëse Lavrov nuk përcaktoi me emër Shqipërinë në deklaratën e tij, referenca e shumëfishtë e adresuar ndaj disa prej anëtarëve të kësaj organizate që janë përfshirë gjithashtu nga protesta, midis tyre Shqipëria, Serbia dhe Rumania, duket si një mesazh i koduar ndaj përkrahësve të kësaj lëvizje.

BEDZ-ja ka në gjirin e saj 12 anëtarë, Azerbajxhanin, Armeninë, Shqipërinë, Gjeorgjinë, Moldavinë, Rusinë, Rumaninë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën.

Dy ditë më parë, mediat e huaja shkruanin se ekzitojnë dyshime të forta që Rusia është duke sponsorizuar një valë protestash të cilat kanë përfshirë aktualisht të gjithë Ballkanin për të sfiduar pushtetin e qeverive pro-perëndimore.

Aktualisht, përveç Shqipërisë, në rajon po organizohen protesta edhe në Malin e Zi, Serbi apo Rumaninë. Më parë gjatë kësaj jave, disa mijëra persona pushtuan rrugët e Podgoricës, pas arrestimit të një deputeti në opozitë.

Opozita malazeze njihet për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, për financimet e drejtëpërdrejta nga Kremlini dhe për rolin e luajtur ndaj tentativës për grusht shteti në vitin 2016, një tentativë e sponsorizuar drejtpërsëdrejti nga GRU, Shërbimet Inteligjente Ushtarake Ruse.

Grushti i shtetit i organizuar në vendin fqinj kishte si qëllim që të pengonte Malin e Zi, një hallkë strategjike në interesat e Rusisë, që të anëtarësohej në NATO, një kauzë të mbrojtur nga demokratët sot në opozitë.

Ndërkohë, vala e protestave ka përfshirë përveç Shqipërisë, edhe Rumaninë dhe Serbinë.
Mediat rumune gjejnë lidhje të drejtëpërdrejta midis këtyre manifestimeve dhe Rusisë, me Ludovik Orban, kreun e opozitës rumune, që ka treguar në të shkuarën një qëndrim dashamirës ndaj qeverisë së Presidentit Putin.

Rumania është një vend i Bashkimit Europian dhe destabilizimi i saj do të ishte një efekt i dëshiruar në Kremlinin, për të krijuar një efekt gjithmonë edhe më të madh pakënaqësie ndaj Unionit.

Sipas shtypit rumun, gjithçka nisi me protestat e organizuara në Francë, ku pretekst për pushtimin e shesheve ishte një taksë e re mbi karburantin.

Megjithatë, Marine le Pen, liderja e partisë më të madhe në opozitë, euroskeptikëve të Frontit Popullor, ka shprehur hapur admirimin e saj për politikat e Presidentit Putin.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2017, kur Le Pen arriti një rezultat historik duke kaluar në raundin e dytë përballë Macron, në të fitoi 35% të votave, në Francë u krijua një debat i madh mbi faktin që partia e saj kishte pranuar një sponsorizim të drejtëpërdrejtë prej 9 milionë eurosh prej rusëve.

Në Shqipëri, lëvizja e nisur nga studentët së fundmi po përpiqet të uzurpohet prej partive politike.

Dyshohet që pas këtij skenari, mund të ketë gjithashtu disa “indicie” ndërkombëtare.
Një vit më parë, Partia Demokratike u përfshi në një skandal të financimeve nga parajsat fiskale. Mediat amerikane provuan se Basha kishte pranuar në fushatë një milionë dollarë sponsorizime nga disa oligarkë rusë, pasuria e të cilëve ishte fshehur në Belize dhe disa destinacione të tjera të njohura për një regjim fiskal të relaksuar, që favorizon pastrimin e parave.
Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, Lulzim Basha refuzoi të komentonte rreth këtij skandali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHELOZ PËR ERMAL MAMAQIN? Eglein Laknori: Batutat e mia rrinë më mirë në gojën e tij (VIDEO)
Previous article VRASJA NË BLLOK/ Fabio Allushi mohon akuzat: Unë dhe GRUPI i Ervis Martinaj... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT