• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITUATA KRITIKE”/ Flet mjeku Gjata: Mos merrni ANTIBIOTIKË për simptoma të lehta. 3 muajt e ardhshëm…
Home
Sociale

“SITUATA KRITIKE”/ Flet mjeku Gjata: Mos merrni ANTIBIOTIKË për simptoma të lehta. 3 muajt e ardhshëm…

24 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Arben Gjata tha se vendi është në një situatë kritike dhe se 3 muajt e ardhshëm do të jetë periudha më sfiduese në historinë e mjekësisë shqiptare. Në një intervistë në Report Tv, Gjata u shpreh se shifrat janë në rritje, por që ende nuk janë ezauruar kapacitete spitalore dhe se ende pritet të hapen COVID 3 dhe COVID 4. Gjata tha se sa janë përgatitur edhe 5 spitale rajonale që do të trajtojnë pacientët me covid, nëse plotësohen vendet e 4 spitaleve covid në Tiranë. Gjata u shpreh se po përgatiten disa reparte dhe qendra të tjera rajonale për pacientët që e kanë kaluar COVID, janë negtivizuar por që kanë ende nevojë për trajtim dhe rikuperim për pasojat që virusi ka lënë në shëndetin e tyre.

“Duke u rritur numrat, duke i rritur shtrimet në spital, natyrisht rritet edhe numri in vdekjeve. nuk ka lidhur fare kjo me PD apo me PS. Armiku ynë në këto momente është vetëm COVID. Që numrat vazhdojnë të rriten do të thotë që jemi në situatë kritike. Numrat janë më të mëdha sesa ato që dalin në tampone, sepse njerëzit nuk shkojnë për të bërë tamponin. Në momentin që flasim ka ende kapacitete spitalore të paezauruar, ku fillimisht kishim COVID 1 dhe COVID 2, tani është hapur COVID3 që ka edhe 45 shtretër të tjerë dhe më pas kemi COVID 4. Nëse të gjitha këto ezaurohen kemi edhe 5 spitale rajonale që janë në gatishmëri, ndërsa po punohet për krijimin e disa qendrave të tjera që  do të shërbejnë për rehabilitimin e pacientëve me covid, të cilët kanë dalë negativ por që kanë ende nevojë për trajtim dhe rikuperim më pas. Sot pamë spitalin e Kavajës pasi ka mundësitë dhe kushtet që të hap një repart për pacientët që do të trajtohet pas kalimit të COVID. Kemi mjaftueshëm kapacitetet njerëzore dhe ende nuk janë mobilizuar të gjithë, çdo ditë punohet me shpërndarjen e tyre. Në tre muajt e ardhshëm do të jenë muajt më kritik  dhe sfida më e madhe që mjekësia shqiptare do kalojë në historinë e saj”, tha Gjata.

Drejtimi i shumë shqiptarët për antibiotik në dyert e farmacive është një problem që është vënë re në Shqipëri, ku mjeku Gjata u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos i përdorin ato me mendjen e tyre, sidomos kur kanë simptoma të lehta, pasi imuniteti i tyre dëmtohet më shumë.Gjata rekomandoi që fazat e para të sëmundjet kur nuk ka simptoma duhen përdorur vitaminat C, D, Zinku dhe ushqimi i shëndetshëm, ndërsa komunikimi m e mjekun e familjes nuk duhet të mungojë.

“Një nga problemet e mëdha është kërkimi i antibiotikut direk, fillimisht duhet të bisedohet me mjekun e familjes dhe një person me simptoma të lehta duhet të marrë vitaminë C dhe D, zink, por jo antibiotik, ushqimi i shëndetshëm. Nëse temperatura zgjatet për disa ditë hyn opsioni i antibiotikut dhe se kush duhet përdorur e vendos mjeku i familjes. Kortizonikët përdoren vetëm kur ka vështirësi në frymëmarrje. Disa qytetarë fillojnë që ditën e parë antibiotikët, por në fakt ulin imunitetin e tyre, kur në fakt duhet të komunikohet me mjekun e familjes”, tha Gjata.

Më herët edhe mjekja e specialistja pranë ISHP-së, Genta Qirjako tha në Report Tv se antibiotikët nuk duhet të përdoren absolutisht në shfaqjen e simptomave të para si dhe pa rekomandimin e një mjeku specialist apo atë të familjes. Në raportin e INSTAT gjithashtu u vu re se importet e barnave patën një rritje rekord në tetor, rriten 42%, sidomos antibiotikët, për të cilat mjekët kanë paralajmëruar shpesh se po përdoren pa kriter.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZËRI AMERIKËS": Vaksina e Oksfordit, e përshtatshme për shpërndarje të shpejtë në të gjithë globin
Previous article COVID-19 NË KOSOVË/ Humbin jeten 13 persona dhe INFEKTOHEN 609 në 24 orë

F.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT