• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITUATA ËSHTË MË E QETË, RASTET…”/ Pipero: Të gjitha vaksinat janë 100% efektive
Home
Sociale

“SITUATA ËSHTË MË E QETË, RASTET…”/ Pipero: Të gjitha vaksinat janë 100% efektive

14 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Javët e fundit numri i infektimeve ka pësuar ulje. Dje u regjistruan 234 të infektuar dhe 6 humbje jete. I ftuar në “Breaking” në Top News për të folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, ishte epidemiologu i njohur, Pëllum Pipero.

Sipas Piperos, situata aktualisht është më e qetë dhe se numri i të shtruarve në spitalet Covid është në rënie.

“Situata është më e qetë, numri i rasteve të reja të shtruara është më i ulët, është në rënie. Krahas rënies së shtrimeve të reja në spital edhe numri i rasteve të reja ka qenë në një rënie të dukshme, diku te 10% i rasteve të testuara, 2 ose 3 herë më i ulët se 2 muaj më parë. Duket një situatë me e qetë se para 1 muaji”, tha epidemiologu për “Breaking”.

I pyetur në lidhje me personat që janë skeptik ndaj bërjes së vaksinës anti-Covid, Pipero vendosi që të jepte një mesazh mjaft të rëndësishëm. Ai u shpreh se të gjitha vaksinat që janë në qarkullim, janë 100 për qind efektive.

“Vaksinat që janë të regjistruara dhe të përdorura në vendin e origjinës, që kanë një eksperiencë në përdori në mijëra qytetarë në mbarë botën janë të mira. Edhe për mua të gjitha vaksinat janë të mira dhe vaksina më e mirë është ajo që i ofrohet më shpejt qytetarit, efekti apo qëllimi i një vaksine është të mundësojë jo vetëm mos infektimin por edhe nëse infektohesh të mos sëmuresh rëndë. Të gjitha vaksinat që janë në qarkullim e kanë 100 efektin, çdo person që vaksinohet qoftë me atë kineze, me Pfizer apo tjetër është 50% më shumë i mbrojtur ,50% më pak i riskuar. Vaksinat janë shumë të mira, të gjithë skeptikëve do ju thosha të mos i referohen “Google” apo lajmeve, por mendimit të specialistë. Një vaksinë që hyn në një vend duke marr miratimin e komitetit të vaksinimit është një vaksinë shumë e mirë. Edh procesi i vaksinimit është politizuar paksa, sugjeroj t’ia lemë në dorë specialistëve”, tha Pipero.

Ndërsa për vaksinën kineze, epidemiologu tha se edhe ajo garanton garanci 100 për qind të jetës së qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRNDIQTE 17-VJEÇAREN/ Arrestohet nga policia e Fierit 34-vjeçari nga Patosi
Previous article "JEMI QEVERI E PËRGJEGJSHME..."/ Ahmetaj: Pala tjetër nuk dha as lekët e invalidëve, ne mendojmë për shëndetin e qytetarit

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT