• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA ËSHTË DRAMATIKE”! Gazetari Buzhala me Covid-19: Shtratin e një personi të vdekur…
Home
Rajon

“SITUATA ËSHTË DRAMATIKE”! Gazetari Buzhala me Covid-19: Shtratin e një personi të vdekur…

5 July, 2020 Delo.autor Rajon

Gazetari i njohur në Kosovë, Berat Buzhala, i infektuar me koronavirus prej disa ditësh, përmes një postimi në Facebook tregon se situata në Klinikën Infektive është dramatike.

Ai shkruan se shrtatin e një personi të vdekur, e zëvendëson një tjetër qytetar që kërkon trajtim urgjent. Buzhala bën apel që të gjithë të tregojmë kujdes, duke shtuar se ky vit nuk është për të fituar, por për të mbijetuar.

“A do që ti të kesh dasmë dhe komshiu vdekje?” pyet gazetari duke nënkuptuar se nuk është koha për të festuar.

Shkrimi i plotë:

“Te dashtun shoke dhe shoqe,

Me 25 mars te vitit 1999, nje dite pasiqe NATO pat fillu me sulme ndaj Serbise, me kujtohet, na, do kusheri, ia patem shtru çajit rus, anipse tenkat serbe na e dridhshin token nja 3 kilometra ma tutje, ne Kjeve. Ato aviteshin drejt nesh, e na i perzijshim çajat edhe ma tutje. Kemi ike ku koken kambet vec ne momentin kur kane kersite granatat e para mbi kulmat e shtepive tone.

Mbrame kam qene ne infektive deri vone (kjo informate eshte per juve qe po kerkoni qe jeta me u zhvillu normalisht) edhe situata atje eshte DRAMATIKE. Shtratin e nje personi te vdekur nje ore me pare e pushton nje tjeter qytetar i joni qe kerkon tretman urgjent. Qaj grusht i motrave dhe mjekeve qe gjenden ne vijen e pare te frontit po bejne perpjekje mbinjerezore qe se paku me i njofte krejt pacientat.

Na duhmi me e kuptu nje gja, e sa ma shpejt aq ma mire, ky vit eshte vit i humbun. Mos te krijojme iluzione. Ky eshte vit i mbijeteses e jo vit i krijimit te fitimit dhe vit i kenaqesise. Qeveria duhet me qene RADIKALE NE MASA, kurse qytetaret duhet me qene lojal dhe te bindun ndaj vendimeve. Na duhet me qene solidar me njani tjetrin. A po don qe ti me pase dasem e kojshia yt vdekje?

Eshte momenti i FUNDIT me e tejkalu veten, qe qeveria me e marre situaten nen kontroll, qe secili prej nesh me marre rol pozitiv, e jo me qene shkaktar ne degradim te gjendjes shendetesore.

Tenkat jane ne Kjeve, e na jemi tuj pi çaj te rusit”, shkruan ai.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës, disa orë më parë ka marrë vendim për të rikthyer sërish karantinën në disa qytete, duke qenë se situata e koronavirusit sa vjen dhe përkeqësohet me shtim të numrit të rasteve dhe vdekjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ KA PËRFSHIRË VENDIN/ Breshër i madh në Përmet e Këlcyrë, shkatërrohen të mbjellat
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplas për vdekje këmbësorin: Ishte anës rrugës

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT