Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas Policisë, mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi me inicialet P.M ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.