• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E ZJARREVE NË VENDIN TONË/ Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave: Gati t’ju vijmë në ndihmë gjatë verës
Home
Politikë

SITUATA E ZJARREVE NË VENDIN TONË/ Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave: Gati t’ju vijmë në ndihmë gjatë verës

13 June, 2022 s.autor Politikë

Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič deklaroi se mekanizmi që ai drejton do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë gjatë verës për menaxhimin e situatës së zjarreve.

Lenarčič u shpreh në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se ashtu si shtetet e tjera edhe Shqipëria duhet të jetë gati për t’i ardhur në ndihmë vendeve të tjera anëtare në këtë mekanizëm.

“E mbani mend që vjet në verë që Shqipëria u përball me shumë zjarre si çdo vend tjetër në Mesdhe. Shqipëria ka qenë një nga ato vende që kanë kërkuar asistencë dhe ajo iu dha vjet. Edhe sivjet në verë mund të vijë. Ka ndodhur edhe përpara një jave. Mekanizmi është gati të ndihmojë.

LEXO EDHE: Sazani katër ditë në flakë/ Kryeministri Rama: Kur vjen një mjet në ndihmë nga jashtë nuk është për të qarë hallin! Edhe Greqia kështu bën

Nuk duhet të harrojmë se ky mekanizëm funksionon për shkak të mekanizmit. Ne nuk kemi avionë që të shuajmë zjarret. I kanë shtete anëtare. Solidariteti bën të mundur të funksionojë ky mekanizëm. Ne mbulojmë një pjesë të madhe të financimit. Sivjet në verë jemi gati për një verë të ngjeshur. Shpresojmë që edhe shtete të jenë gati duke bërë të disponueshme mjetet që kanë”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për procesin e rindërtimit në vendin tonë. “Unë kam dëshirë që të shohë se si kanë ecur punët. Nesër do shkoj për vizitë në ato ambiente që janë financuar nga BE për rindërtim. Do shkoj në një kopsht në Durrës, që është rindërtuar me fondet e BE-së. 75 mln euro është dhënë nga BE për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve. 11 bashki kanë përfituar nga këto fonde. 20 mijë nxënës e mësues kanë përfituar nga këto fonde. Shkollat dhe kopshtet janë më të sigurta për ta.

Të gjitha këto gjëra me synimin që ne kemi për të rindërtuar sa më mirë. Informacioni që kam unë është se fondet janë shpenzuar mirë, jo të gjitha pasi nuk kanë përfunduar proceset. Rindërtimi, nëse do të bësh diçka më mirë, duhet të marrësh të gjitha masat. Godinat të jenë rezistente ndaj tërmeteve. Duhen lejet e caktuara. Mendoj që jemi në rrugën e duhur. Shumica e projekteve që kanë mbetur, plani është që të përmbyllet brenda këtij viti. Jo vetëm për këto godina, por edhe për monumentet kulturore. BE ka dhënë 40 mln euro”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AS NUK PYESTE PËR FAMILJEN"/ Tan Brama shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Vetëm për interes…
Previous article SAZANI KATËR DITË NË FLAKË/ Rama: Kur vjen një mjet në ndihmë nga jashtë nuk është për të qarë hallin! Edhe Greqia kështu bën

s.autor

Postime të ngjashme

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT