• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Situata e përmbytjeve në Shkodër/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat më problematike
Home
Aktualitet
Kronikë

Situata e përmbytjeve në Shkodër/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat më problematike

6 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e përmbytjeve në zonën e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve gjatë 24 orëve të fundit. Nga informacioni i dhënë deri në orën 20:30, sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë disa hektarë tokë e përmbytur në disa njësi administrative dhe po monitorohet situata.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Mbrojtës:
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Qarkut kanë vazhduar reshjet periodike të shiut të cilat janë shoqëruar me shkrirje të dëborës dhe fryrjen e liqeneve, lumenjve dhe përrenjve.,
Sipas informacionit nga terreni, kemi sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në Bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësinë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Gur i Zi dhe Malësi e Madhe.

Bashkia Shkodër:
Rruga për në fshatin bruçaj, Njësia Administrative Pult është e bllokuar, po ashtu dhe nga fshati Kir deri në Xhan dhe nga fshati Pog deri në qendër të Njësisë Administrative Pult. Rruga për në fshatin Mazrek të Njësisë Administrative Gur i Zi, është e bllokuar. Gjithashtu në rrugën Gur i Zi – Vukatan ka prezencë uji rreth 30 cm.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 300 ha. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi Oblikë. Përrenjtë kanë prurje të mëdha.
Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka prezencë uji edhe në fshatin Gomsiqe të Njësisë Administrative Velipojë.
Nga institucioni i prefektit vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e Bashkive dhe institucione si: HEC-et, DVP, OSHEE, KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, Autoritetin Verior dhe strukturat e ushtrisë, për mbajtjen në kontroll të situatës dhe mirëmenaxhimin e situatave të pritshme.
Aktualisht kemi përqendruar një mjet të ushtrisë në fshatin Obot për të bërë transportimin e komunitetit, meqenëse segmenti rrugor që lidh Njësinë Administrative me këtë fshat është izoluar nga uji.
Në prefekturat e tjera nuk ka probleme (Tiranë dhe Durrës), pasi ka rënë niveli i ujit në rrugë dhe situata po normalizohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Statistikat e pjesës së parë PSG-Real Madrid
Previous article Mbyllet me rrjeta te paprekura pjesa e parë e supersfides Paris-Real

F.autor

Postime të ngjashme

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti Aktualitet

E RËNDË NË POGRADEC/ Ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT