• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E MOTIT/ Peleshi: Janë evakuuar 30 familje, uji në urën e Mifolit pritet të ulet afro 1 metër…
Home
Politikë

SITUATA E MOTIT/ Peleshi: Janë evakuuar 30 familje, uji në urën e Mifolit pritet të ulet afro 1 metër…

12 December, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një panoramë të gjerë të situatës së motit në vend. Ai tha për mediat, se deri më tani, janë evakuuar rreth 30 familje, e për fat të mirë, falë argjinaturave të instaluara prej efektivëve të FA, janë parandaluar përmbytjet e mijëra ha tokë.

Peleshi theksoi më tej, se në Urën e Mifolit, uji ka rënë me afro 15 cm, e pritet që deri nesër, duke qenë se nuk ka parashikime për shira, uji të ulet deri në masën 1 metër. Sa i përket rrugëve ai tha se deri më tani nuk ka asnjë të bllokuar, megjithatë strukturat e ngritura prej tyre janë në gatishmëri për monitorimin e situatës.

Kemi pritur prej ditësh përshkallëzim të situatës. Kemi ngritur strukturat e gatishmërisë. Gjatë gjithë ditës kemi qenë në betejë me pasojat e përmbytjes. Rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur rrezikun. Në raste emergjencash kemi të parën jetën e njeriut. Kemi bërë maksimumin dhe s’kemi situata dramatike. Dy investime që janë bërë janë dy argjinatura. E para është ajo e Fitores. Pa ato argjinatura, e me këto nivele të ujit, ne do të kishim mijëra ha tokë të përmbytura. Kemi shpëtuar ato falë këtyre ndërhyrjeve.

Kemi parë nga afër si është situata te ura e Mifolit. Atje është në përmirësim, uji ka rënë rreth 15 cm. Deri në mëngjes, për shkak të disa faktorëve të tjerë, themi të kemi një ulje rreth 1 metër të ujit. Ne jemi në gatishmëri pavarësisht parashikimeve të motit. Kjo është pak a shumë ajo që kemi menduar. Në veri ka pasur reshje dëbore, e kjo ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike. Sot nuk ka asnjë rrugë nacionale të bllokuar. Ditët në vazhdim s’do të jenë ditë me reshje të mëdha, gjithsesi ne jemi në krye të punëve dhe dua të qetësoj banorët përreth që s’do i mungojë ndihma jonë”, tha Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERIORE/ Dy ndeshjet e para të javës japin sinjale të qarta, hapet lufta për kreun dhe mbijetesën
Previous article AKSION SI NË FILMA/ Policia spanjolle i vihet pas skafit, trafikantët hedhin 2.5 ton drogë në det (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT