Një aksion i policisë spanjolle ka përfunduar me arrestimin e të paktën 6 personave dhe sekuestrimin e 2.5 ton drogë. Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet që ngjasojnë me të ndonjë filmi aksion.
Kur trafikantët në bordin e varkës zbuluan praninë e policisë, të dyshuarit hipën në një mjet tjetër për të ikur, duke lënë të zbrazët varkën e parë që u vu re.
Ekuipazhi i skafit, i përbërë nga gjashtë persona, u larguan duke injogurar sinjalet e agjentëve, duke kryer manovra të vazhdueshme, ndërsa nisën të hidhnin në det tufa me hashash dhe thasë.
Pas një ndjekjeje të gjatë, agjentët arritën të hipnin në varkë, duke vazhduar me arrestimin e gjashtë pasagjerëve të saj”, tha policia. Të dyshuarit u transferuan në breg “për t’u sjellë para drejtësisë”, tha policia.
Hetimi është në vazhdim dhe është e paqartë nëse gjashtë kontrabandistët e dyshuar të drogës, të cilët nuk u identifikuan, janë akuzuar.


