• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SITUATA E KORONAVIRUSIT/ Euro ngjitet në nivelin më të lartë të një viti
Home
Ekonomi

SITUATA E KORONAVIRUSIT/ Euro ngjitet në nivelin më të lartë të një viti

25 March, 2020 F.autor Ekonomi

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet sot në nivelin e 124.47 lekëve, duke vijuar të fitojë pikë ndaj lekut vendit (rritja ditore ishte +0.63 lekë).

Prej datës 17 mars euro është forcuar me më shumë se 1.5 lekë përkundrejt monedhës vendase. Ky është niveli më i lartë i këmbimit që prej datës 10 Prill 2019.

Ekspertët  argumentojnë se kjo është një ecuri normale në një situatë anormale të tregut. Sipas aktorëve kryesore të tregut shkëmbimet tregtare janë në nivele shumë të ulëta, gati të papërfillshme.

Të vetmet biznese që po operojnë aktualisht në treg janë njësitë e tregtimit të artikujve ushqimorë, të cilët vijojnë që të importojnë normalisht. Këto kërkojnë euro për të blerë mallra nga jashtë.

Aktualisht konsumi është përqëndruar tek ushqimoret, pas mbylljes së biznesve si baret apo restorantet.

Po ashtu edhe dollari amerikan ka vijuar të forcohet. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar këmbehet në nivelin e 114.8 lekëve, rreth 0.34 pikë më shumë se një ditë më parë.

Që kur në Shqipëri u shënua rasti i parë i koronavirusit në 11 mars, qeveria ka vendosur kufizimin e lëvizjeve dhe bllokimin e shumë aktiviteteve jo jetike, me synim frenimin e përhapjes së infeksionit./Monitor.

Foto nga niveli gjatë ditwve
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkencëtarët japin lajme të mira për vaksinën: Virusi nuk ndryshon shpejt
Previous article KORONAVIRUSI/ Deklarata e fortë e Kurtit: Shkarkimi im, pasojë e marrëveshjes së gatuar nga Thaçi për një motiv të rëndë

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT