• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA E EMIGRANTËVE”/ Dështon Samiti i BE, Italia bllokon konkluzionet
Home
Nderkombetare

“SITUATA E EMIGRANTËVE”/ Dështon Samiti i BE, Italia bllokon konkluzionet

29 June, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Ashtu siç kishte paralajmëruar të dielën në takimin informal të 10 vendeve anëtarë për çështjen e emigrantëve, Italia bllokon Samitin e BE duke kërkuar që fillimisht të qartësohet situata e emigrantëve dhe roli që duhet të ketë i gjithë Unioni.

Kryeminstri Giuseppe Conte pengoi miratimin e konkluzioneve të BE, në ditën e parë të Samitit. Kreu i qeverisë italianë shpjegoi se nuk mund ta quajë të mbyllur pjesë e parë të tekstit, derisa vendet anëtarë të bien dakord për çështjen e emigrantëve.

Mediat italiane shkruajnë se Roma zyrtare pranon të hapë dyert për emigrantët vetëm në rast se edhe vendet e tjera do të bëjnë të njejtën gjë.

Sakaq, gjendja sa vjen e vështirësohet pas vendimit zyrtar të Maltës për të mbyllur portet për ardhjet e tjera.

Një veto shumë e mundshme e Italisë do të rrëzonte Shengenin, pasi plani B i parashikuar nga BE do të ishte ai i një koalicioni i vendeve që bashkohen në solidaritet për pritjen e emigrantëve. Ata që dalin kundër do të vetë përjashtohen nga zona e lëvizjes së lirë.

Klima e ndërlikuar brenda Samitit detyroi presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe atë të Komisionit Europian Jean Claude Juncker të shtyjnë konferencën për shtyp.

Për presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, qëndrimi i Italisë është në respektim të parimeve europiane.

“Plani italian i menaxhimit të fluksit të emigrantëve është në respekt të parimeve të BE. E them këtë si president i PE, jo si italian. Të gjithë e dinë se jemi vonuar në parandalimin e emigrantëve dhe të gjithë e dinë se Italia nuk mund të lihet vetëm, ashtu si edhe Malta. Nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë të marrë përsipër e vetme këtë barrë”.

Përpara Samitit, kancelarja gjermane Angela Merkel, paralajmëroi se dështimi me sfidat që po përballet sot Europa rrezikon ekzistencën e vetë BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lojërat Mesdhetare "TARRAGONA 2018"/ Atletja Luiza Gega fiton medalje ari (VIDEO)
Previous article Horoskopi, e premte 29 Qershor 2018: Fazë e turbullt sa i takon emocioneve tuaja por diçka do...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT