• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVID-19/ Pika e kalimit Kufitar të Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 19 prill
Home
Sociale

SITUATA E COVID-19/ Pika e kalimit Kufitar të Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 19 prill

6 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pika e kalimit Kufitar në Kapshticë do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më 19 prill! Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare që kjo pikë kufitare do të qëndrojë e mbyllur si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thuhet në njoftim.

Kjo pikë e kalimit kufitar vijon të jetë e mbyllur që prej muajit nëntor të 2020. Nga ana tjetër, pika e kalimit kufitar në Kakavijë është e hapur, por me orar të kufizuar dhe me një limit personash që lejohet të kalojnë. Nga 750 që është numri i lejuar, që prej 1 marsit janë lejuar të kalojnë 400 persona në ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET fjalimi i Messit në tunel që frymëzoi Dembelen të FITOJË ndeshjen
Previous article VAKSINIMI MASIV/ Manastirliu nga Korça: Mbi 150 mijë të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në të gjithë vendin...

s.autor

Postime të ngjashme

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë Aktualitet

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT