• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19/ OBSH: 95% e vaksinave janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës
Home
Nderkombetare

SITUATA E COVID-19/ OBSH: 95% e vaksinave janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës

15 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se 95 përqind e 23.5 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 të shpëndara në të gjithë botën deri më tani janë përdorur në vetëm 10 vende.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë të enjten, Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge theksoi ndoshta temën më të përsëritur të kësaj agjencie gjatë pandemisë së koronavirusit se për të ndalur në mënyrë efektive virusin, vaksinat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë, me kombe mes vendeve me të pasura dhe atyre të varfëra të botës.

Në përpjekjen globale për t’i dhënë fund pandemisë, zoti Kluge tha, “kjo duhet bërë së bashku, ne thjesht nuk mund të lëmë asnjë vend, asnjë komunitet prapa.” OBSH-ja dhe partnerët e saj të nismës COVAX, shtoi ai, po bëjnë “përpjekje të mëdha për të dërguar vaksina në çdo vend; ne kemi nevojë që çdo vend i aftë të kontribuojë, duke dhuruar dhe mbështetur qasjen e barabartë tek vaksina”.

Specialisti i OBSH-së për shëndetin publik, Ihor Perehinets ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën e shtypit përkrah zotit Kluge dhe shprehu besimin se ata që kanë nevojë për vaksina do t’i marrin ato.

“Disponueshmëria e vaksinave do të rritet me një shpejtësi të madhe në të gjitha vendet dhe ne do të arrijmë nivelin e nevojshëm të imunizimit për të mbrojtur jo vetëm grupet e rrezikuara, por të gjithë popullsinë e Evropës dhe botës”, tha ai. Kjo është çëshje kohe, shtoi ai.

Zoti Kluge tha se masat e shëndetit publik të hartuara për të luftuar pandeminë duhet të bazohen në ato që ai i quajti “vlerat thelbësore” të njerëzimit: solidaritetin, barazinë dhe drejtësinë sociale.

“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kjo periudhë pasigurie sepse askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, tha ai./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK MILOT-RRËSHEN/ Ambasadori i Kosovës tregon gjendjen e 3-vjeçares: Me lëndime të rënda, gjendje ende jo stabile
Previous article PUBLIKON HARTAT/ Rama: Me ligj të Sali Berishës dhe Bujar Nishanit në 2008-tën Shqipëria ka humbur 1200 km katror territor (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT