Dita e fundit e vitit 2020 është shënuar me një rënie të numrit të viktimave dhe të të infektuarve nga COVID. Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit u raportuan 184 raste të reja me koronavirus nga testimi i 1,184 personave në total.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, tre pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar në 1,335 numrin total të vdekjeve.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë, thuhet në njoftim.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 51,328 raste pozitive me koronavirus.
Të shëruar janë 41,407 pacientë – prej tyre 420 në 24 orët e fundit.
Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 8,586.


