• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19 NË GJERMANI/ Merkel u lutet familjeve për durim: Ende nuk mund t’i hapim shkollat e kopshtet
Home
Nderkombetare

SITUATA E COVID-19 NË GJERMANI/ Merkel u lutet familjeve për durim: Ende nuk mund t’i hapim shkollat e kopshtet

30 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtëzakonshme” për familjet kohën e pandemisë. Ajo lutet për durim, ndërkohë që pediatrit paralajmërojnë me ngulm nga pasojat e lockdownit në Gjermani.

„Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet”, tha kancelarja Merkel në mesazhin e saj javor në videopodcast. „Sa më me konsekuencë të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vemë maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur”. Vërtet që shifrat e infektimeve, po bien, sipas Merkelit, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet shumë infektuese të Coronës. „Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi.”

„Askush nuk e nënvlerëson”

„Ne bëjmë gjithçka që të mund të hapim të parat kopshtet dhe shkollat, me qëllim që t’u japim fëmijëve një pjesë të përditshmërisë së tyre të zakonshme dhe të lehtësojmë familjet.” Merkel theksoi se „është një punë tejet e jashtëzakonshme” për nënat e baballarët, që të kujdesen e bëjnë detyrat bashkë me fëmijët e shkollave fillore, apo të kujdesen krahas punës për fëmijët që duhet të shkonin në kopsht. „Ne në qeverinë gjermane jemi shumë të vetëdijshëm, se sa e vështirë është përditshmëria për prindërit dhe fëmijët. Këtë nuk e nënvlerëson askush nga ne.”

„Që tani mjekët dhe psikoterapistët njoftojnë për rritje masive të rasteve të ndryshme patologjike të fëmijëve“, u shpreh kreu i Shoqatës Gjermane të Mjekëve të Sigurimit Ligjor, KBV, Andreas Gassen. Kërkohet që të hapen shkollat sa më shpejt të jetë e mundur, ndryshe shkatërrohen shanset e arsimit në të ardhmen, u shpreh Gassen për gazetën „Rheinische Post“. Në shkolla vërtet që nxënësit janë bashkë, por ata nuk kanë rënë në sy si „katalizatorë të infektimeve.“ Drejtori i Klinikës së Vestfalisë për Fëmijët, Dominik Schneider është i shqetësuar për rastet e problemeve psikike dhe trupore tek fëmijët nga pandemia e Coronës. Në të gjitha shtresat e shoqërisë janë shtuar rastet e problemeve dhe sëmundjeve, tha Schneider në radion gjermane, „Deutschlandfunk“. Si shembuj ai përmendi gjendjen depresive, probleme me ushqyerjen, rritjen e peshës apo sjellje patologjike./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AS VETË PD NUK E BESON..."/ Veliaj thumbon Kryemadhin: Mona t’u shpjegojë prindërve pse s’ua dha çekun...
Previous article SHIFRAT NË KOSOVË/ Pesë persona humbin jetën nga COVID-19, regjistrohen 285 raste të reja

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT