– Kina ka zgjeruar grupmoshën e popullsisë të synuar për vaksinimin kundër COVID-19 për të përfshirë personat e moshës 60 vjeç e lart, njoftoi sot Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetësisë.
“Personat e moshës 18 vjeç e lart janë të përfshirë në programin aktual të vaksinimit”, shkruhet në një dokument mbi vaksinimin COVID-19 të lëshuar nga Komisioni në faqen e tij zyrtare.
Sipas këtij dokumenti, tani rekomandohet që edhe personat e moshës mbi 60 vjeç të vaksinohen, pasi rrezikojnë të kenë simptoma të rënda dhe vdekje nëse infektohen me COVID-19./ /ervo/


