• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVID-19/ Frika nga gjoba ndërgjegjëson banorët e qyteteve të ndryshme të mbajnë maska
Home
Sociale

SITUATA E COVID-19/ Frika nga gjoba ndërgjegjëson banorët e qyteteve të ndryshme të mbajnë maska

17 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Banorët e qyteteve të ndryshme i tremben më shumë gjobës se virusit. Nëse ditë më parë ata nuk përdorin masivisht maska tani me miratimin e aktit normative duket se janë ndërgjegjësuar pasi do penalizohen me 2000 lekë, nëse nuk i vendosin ato në ambiente të mbyllura.

Në gjendjen civile të Shkodrës në ambientet e jashtme roja e sigurisë përpiqet t’ju kujtojë se duhet të mbajnë distancë.

Ndërsa brenda ambienteve kush s’mban maskë mban distancë fizike.

Maska dhe distanca sociale është një nga kushtet për të qëndruar brenda ambienteve në Bashkinë e Shkodrës, ku ndodhen dhe zyrat e gjendjes civile si dhe zyra e kompanisë që merret me aplikimin e kartave të identitetit dhe pasaportat.

Ndërkaq lezhjanët kanë qenë që prej fillimit të pandemisë ndër qytetarët më “të pabindur” për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Por akti normativ për vendosjen e detyrueshme të maskave ka sjellë menjëherë reflektim të institucioneve publike dhe një pjesë të bizneseve të shërbimeve në Lezhë, por tek qytetarët nuk reflektohet në masën e nevojshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Por teksa presin nëpër zyrat e OSHEE, në polici apo nëpër banka, lezhjanët kanë vendosur maska kjo për shkak se brenda tyre nuk lejohen të hyjnë.

Edhe nëpër rrugë siç duket dhe nga pamjet ka plot që janë të pajisur me to.

Në Librazhd nëpër zyrat siç është dhe ajo e ADIS-ës apo dhe në postë të gjithë qytetarët kanë hyrë me maska.

Farmacistët janë kujdesur që të jenë të furnizuar me maska. Në Librazhd në këtë farmaci ato nuk mungojnë.

“Është e domosdoshme ti vendosim maskat që të eliminojmë koronavirusin”, shprehet një qytetare.

Ndërsa një farmaciste në Vlorë tregon se kërkesat për maska janë rritur pas vendimit të qeverisë.

“Janë shtuar goxha kërkesat për maskat. Maska dhe alkool ka, po ashtu edhe dorashka, tek unë nuk mungon asgjë”, shprehet ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA DUHET TË SHQETËSOHEMI NGA SITUATA AKTUALE E COVID-19 NË VENDIN TON? Pëllumb Pipero: Ja pse janë shtuar rastet...
Previous article NDËRHYRJA NË LLOGARITË E PERSONAZHEVE NË TWITTER/ FBI-ja nis hetimet...

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat Aktualitet

EKZEKUTOI EGLANT KOÇIN/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

ALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANSIRASH/ Parashikimi i motit për ditën e enjte Aktualitet

ALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANSIRASH/ Parashikimi i motit për ditën e enjte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT