• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITA E VETTINGUT/ KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokuroren Rovena Gashi
Home
Aktualitet
Drejtësi

SITA E VETTINGUT/ KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokuroren Rovena Gashi

7 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të mbyllë shqyrtimin gjyqësor ndaj prokurores Rovena Gashi, ndërkohë që kjo e fundit ishte larguar nga salla në shenjë proteste ndaj vendimit për të mos legjitimuar motrën e saj si mbrojtëse ligjore. Sipas njoftimit për shtyp të KPA-së, trupi gjykues administroi një gjetje të vëzhgueses ndërkombëtare, Mia Roessingh – Bakels dhe vendosi të shpallë vendimin përfundimtar për Gashin në datën 29 maj, në orën 14.00.

Seanca e së hënës përballë KPA-së nisi sërish me kërkesën e subjektit të rivlerësimit për t’u përfaqësuar në shkallën e dytë të vetingut nga motra e saj, gjyqtarja Ema Gashi. Këtë herë, Rovena Gashi paraqiti kërkesën për dorëheqje që motra e saj gjyqtare kishte bërë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Pas depozitimit të kësaj kërkese, subjekti i rivlerësimit, znj.Rovena Gashi i kërkoi sërish trupit gjykues të ketë si përfaqësuese ligjore në proces, motrën e saj, znj.Ema Gashi,” thuhet në njoftimin e KPA-së.

Por trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë u tërhoq për një tjetër vendim të ndërmjetëm lidhur me përfaqësimin ligjor dhe e rrëzoi kërkesën e Rovena Gashit.

Sipas trupit gjykues, Ema Gashi vazhdonte ta gëzonte ende statusin e magjistratit, të paktën deri më 30 qershor 2019, ndërkohë që KLGJ do të duhej të shprehej për dorëheqjen e saj deri në 14 korrik 2019.

“Në këto kushte, trupi gjykues çmon se nuk pranon kërkesën e sotme të subjektit të rivlerësimit për t’u përfaqësuar në këtë proces nga znj. Ema Gashi, e cila është ende gjyqtare në rrethin gjyqësor Durrës, pasi kjo kërkesë është në kundërshtim të hapur me nenin 96, paragrafi i dytë, germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile,” tha trupi gjykues në vendimin e ndërmjetëm.

Pas shpalljes së tij, Rovena Gashi u largua nga salla dhe trupi gjykues vendosi vijimin e gjykimit, në mungesë të subjektit të rivlerësimit. Procesi vazhdoi me gjetjen e vëzhgueses së ONM-së, znj. Mia Roessingh – Bakels. Gjetja kishte të bënte me pretendimin e Gashit për pamundësinë për të marrë pjesë në seancën publike të 20 korrikut 2018 të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pretendim i cili ishte shoqëruar edhe me një raport mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT VENDOSET FINALISTI NË CHAMPIONS/ Liverpool me "PATERICA" përballë Barcelonës
Previous article "JAM BANAL DHE HAKMARRËS"/ Moderaori shqiptar befason me përgjigjet (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT