• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETTINGUT/ Apelohet pastërtia e kreut të Administrative së Apelit të Tiranës
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETTINGUT/ Apelohet pastërtia e kreut të Administrative së Apelit të Tiranës

8 August, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita do të përballet sërish me vettingun, këtë herë në shkallën e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Pasi kaloi shkallën e parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin, ndërsa sot Komisioneri Publik njofton se ka depozituar dosjen në KPA.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tria kriteret e rivlerësimit nuk është i plotë, duke u konsideruar si i tillë, i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Kastriot Selita. Mbështetur dhe në rekomandimin e Komisionit prej tre vëzhguesish ndërkombëtarë të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr. 161, datë 18.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të gjykojë mbi të tria kriteret e rivlerësimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të këtij ankimi, në varësi të rezultateve të hetimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të lartpërmendur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” thuhet në njoftimin e Komisionerit.

Në seancën dëgjimore në datë 13 qershor, vendimi i dhënë në favor të Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, lidhur me padinë e ngritur nga ky i fundit kundër Presidentit të Republikës dhe shqyrtimi i çështjeve ku palë ka qenë Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashkëshortja, u ngritën si dyshime nga KPK gjatë seancës dëgjimore ndaj Kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita.

Por, pas shqyrtimit të dosjes në fund komisioni i vettingut vendosi që ta konfirmojë në detyrë Selitën. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra, që nuk u bind te pastërtia e Selitës duke kërkuar ankimimin e vendimit.

d.ba./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Agjenti i Luka Modric sqaron të ardhmen e "Topit të Artë"
Previous article RESULAJ NË SELENICË/ Në lagjen me 50 banorë, ku brenda vitit u vranë 9 persona

k.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT