• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESULAJ NË SELENICË/ Në lagjen me 50 banorë, ku brenda vitit u vranë 9 persona
Home
Breaking News

RESULAJ NË SELENICË/ Në lagjen me 50 banorë, ku brenda vitit u vranë 9 persona

8 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lagjja ku u vra Dilaver Tozaj është e njëjta ku ndodhi edhe masakra e 10 gushtit të një viti më parë, kur Ridvan Zykaj qëlloi për vdekje 8 të afërmit e tij, mes tyre edhe fëmijë. Ende sot autori nuk është dënuar, por mbahet në paraburgim, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në 12 shtator.

Në lagjen “Resulaj” që më parë ka qenë fshat ka vetëm 50 shtëpi. Rreth 150 banorët që jetojnë në këtë zonë brenda harkut kohor të një viti janë përballur me dy ngjarje të rënda.

Masakarën e 10 gushtit të kaluar, ku vdiqën 8 persona të një fisi, dhe atentatin e mbrëmjes së të mërkurës ku u sulmua me 7 plumba 47 vjeçari i njohur si Dilaver Tozaj.

Lagjja ka qenë tepër e populluar më  parë, por banorët jane larguar ne emigrim si rrjedhojë e kushteve te jetesës, mungesës së ujit të pijshëm, ndriçimit, rrugës lidhëse të fshatit me Vlorën etj.

“Resulaj” është e njëjta lagje ku një vit më parë, pikërisht në datën 10 gusht Ridvan Zykaj nga po e njëjta zonë ekzekutoi 8 anëtarët e familjes së tij.

24 vjeçari nuk shfaqi pendesë për masakrën, ndërsa ironizoi me policët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Madje pak para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë Dilaver Tozaj, viktima e të mërkurës së 7 gushtit nuk ka lidhje afërsie me fisin Zykaj.

Por, çështja e fisit Zykaj mbetet ende pa dënimin e autorit.

Ridvani gjendet në paraburgimin e Vlorës në pritje të marrjes së dënimit.

Për të janë kryer 5 seanca gjyqësore, të cilat janë shtyrë. Në 3 raste kanë munguar avokatët për ta marrë përsipër çështjen, një herë ka munguar dëshmitari, ndërsa në një të fundit prokurori.

Seanca e tij e radhës pritet të mbahet më 12 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITA" E VETTINGUT/ Apelohet pastërtia e kreut të Administrative së Apelit të Tiranës
Previous article STËRVITJA TEK LEVANTE/ Armando Sadiku lë pas relax-in dhe rikthehet me... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT