Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në orën 10:00 do të niste seanca për anëtarin e fundit të Gjykatës së Lartë, Medi Bicin.
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në orën 10:00 do të niste seanca për anëtarin e fundit të Gjykatës së Lartë, Medi Bicin.
Ky i fundit ka zgjedhur të jetë i pranishëm pa avokat.
Relatorja e çështjes pranë KPK-së ka theksuar se Bici ka fshehur dhe ka dhënë deklarim jo të plotë të pasurisë së tij. Kjo e dhënë është zyrtarisht nga ILDKPKI.
Trupi gjykues që do të marrë vendimin për të drejtohet nga Xhensila Pine dhe anëtaret Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.
HETIMET
Problem për Bicin është pasuria fillestare e tij, ku për secilën prej aseteve ai deklaron si burim të ardhurat nga puna dhe ndihma e vëllezërve emigrantë në Itali, pa specifikuar kontributin e secilit prej tyre. Gjithashtu Bici është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
MË HERËT
Medi Bici është anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut. Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Seanca dëgjimore me gjyqtarin Bici do të zhvillohet të hënën, ndërkohë që trupi gjykues që ka kryer hetimin administrativ drejtohet nga Xhensila Pine dhe anëtaret Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.
Gjyqtari Medi Bici e ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 1994-kur ishte 37 vjeç, pasi është diplomuar jurist nga Fakulteti i Drejtësisë. Në vitin 1993, ai ka punuar si jurist në ndërmarrjen e Qymyrgurit në Valias dhe më pas ka filluar punën si ndihmës-gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.
Në vitet 1994-2004, Bici ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës, ndërsa gjatë viteve 2004-2010 në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Në maj të vitit 2013 ai u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me dekret të Presidentit të Republikës, detyrë të cilën e mban edhe sot. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, zoti Bici ka kryer studime pasuniversitare në degën “Shkenca Administrative” në universitetin U.F.O. Në tetor të vitit 2016 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike në të Drejtën Publike nga Fakulteti i Drejtësisë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Medi Bici nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.


