• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ Konfirmohet në DETYRË, prokurori i “Krimeve të Rënda” Gentjan Osmani (SKEDA)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ Konfirmohet në DETYRË, prokurori i “Krimeve të Rënda” Gentjan Osmani (SKEDA)

2 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhene sot vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani. “Kjo trupe gjukuese vendosi: konfirmimin ne detyre te subjektit te rivleresimit Gentjan Osmani”- tha KPK.

Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit. Vendimi për të do të shpallet në orën 12:00.

KARRIERA

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, KPK-ja hetoi një apartament me sipërfaqe 96 metra katrorë të blerë në vitin 2017 për 82 mijë euro, ku si burim të ardhurash janë deklaruar shitja e një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 62 metra katrorë për 80 mijë euro, si edhe 2 mijë euro kursime familjare.

Problem për prokurorin ishte blerja në vitin 2009 e apartamentit 62 metra katrorë, që më pas u shit për të financuar apartamentin 96 metra katrorë.

Sipas KPK-së, Osmani nuk justifikon dot kthimin e një borxhi 20 mijë eurosh, që ka deklaruar se ia ka marrë një kushëriri për blerjen e apartamentit. Vetë prokurori insistoi se i ka pasur këto burime dhe kërkoi rikonfirmim në detyrë.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentjan Osmani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Gentjan Osmani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Gentjan Osmani zotëronte një pasuri familjare prej 1.5 milionë lekë para fillimit të detyrës. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Osmani kapte vlerën 29 milionë lekë, duke regjistruar një rritje prej 19.4 herë, ose 1.97 milionë lekë çdo vit të deklarimit periodik.

Kjo pasuri përbhet nga 2.9 milionë lekë likuditete në bankë, 7.3 milionë lekë likuditete të deklaruara ‘cash’, pasuri të paluajtshme në vlerë 18.4 milionë lekë dhe një automjet me vlerë 400 mijë lekë. Të ardhurat e famijes Osmani janë në total 30.7 milionë lekë, nga të cilat 56.8 % vijnë nga të ardhurat e prokurorit nga funksioni dhe paga, 29.5 % të ardhurat nga paga e familjarëve, shtiblerja e pronave dhe automjeteve në masën 6.2 % dhe dhuratat ‘cash’ në masën 4.9 %.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat viti 2004, 2009 dhe 2013 rezultuan me probleme. Mosjustifikim i pasurisë për vitet 2004, 2009 dhe 2013 është në shumën totale prej 5,889,627 Lekë.

Në deklaratën e vitit 2004 deklarohet një apartament me vlerë 6 milionë lekë, për të cilin nuk jepet burimi i krijimit. Megjithëse data e krijimit për këtë apartament është viti 1996, deklarimi krijon dyshime nëse është apartamenti ekzistues i rideklaruar me vlerë tregu, apo është apartament i ri meqenëse dhe sipërfaqja ndryshon.

Në vitin 2009 bashkëshortja e subjektit deklaron dhuratë ‘cash’ nga prindërit në shumën 1,5 milionë Lekë, për blerjen e një apartamenti. Si flamur i kuq identifikohet edhe huamarrja në vitin 2009 në shumën 20 mijë euro, e cila mbahet ‘cash’ dhe përdoret pjesërisht në vitet në vijim. Në vitin 2010 subjekti ka shitur një automjet, pronësinë e të cilit nuk e ka deklaruar në deklaratat e mëparshme.

Gjendja e akumuluar cash me datë 31.12.2017 është 7,377,616 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, kufiri i lejuar për t’u mbajtur Cash është 1,500,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Investimet në Laprakë, Veliaj thirrje qytetarëve: Të lirojmë hapësirën publike
Previous article "NJERIU MË I KËRKUAR NË BELGJIKË"/ Berisha bën DENONCIMIN: Artan Hoxha duhet të dijë se SAFETI...

g.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT