• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ Konfirmohet në DETYRË nga KPK gjyqtari Gentjan Medja (SKEDA)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ Konfirmohet në DETYRË nga KPK gjyqtari Gentjan Medja (SKEDA)

1 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gentian Medja është gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Si kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ai i është nënshtruar procesit të vetingut më përparësi dhe do të përballet të hënën me trupën gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Medja e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 2004 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në vitin 2013 është transferuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Gentian Medja nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që para fillimit të detyrës në vitin 2004 gjyqtari Gentian Medja kishte një pasuri prej 414 mijë lekë. Ndërsa në 2017- viti i fundit i deklarimit periodik pranë ILDKPKI, pasuria e tij kap një vlerë prej 4.1 milionë lekësh.  Gjyqtari Medja gjatë periudhës 2004-2017 ka regjistruar një dhjetëfishim të pasurisë, me një rritje mesatare vjetore prej 285 mijë lekë.

Pasuria e gjyqtarit Medja përbëhet nga 2.5 milionë lekë likuditete në bankë, 1.35 milionë lekë likuiditete cash, një apartament 65m2 të privatizuar në vitin 1994 me vlerë 14 mijë lekë dhe një autoveturë Mercedez Benz të blerë në vitin 2009 me vlerë 250 mijë lekë.

Të ardhururat totale të gjyqtarit Medja nga viti 2004 deri në vitin 2017 janë 13.6 milionë, 94.7 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe pjesa tjetër nga mësimdhënia dhe të ardhurat nga pensioni i të atit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë nuk janë konstatuar ‘flamuj të kuq.’

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet Hamilton/ Një SKUDERI tjetër më kontaktoi, por zgjodha Mercedes
Previous article KAMPIONI I BOTËS/ Mc Gregor i rikthehet “kafazit”, boksierët bëhen gati për “luftë”

g.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT