Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.
Trupi gjykues i KPA-së, kryesuar nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, shqyrtoi sot në dhomë këshillimi, ankimin e bërë nga Cama, për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi atë nga detyra disa muaj më parë.
“Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr. 35, datë 12.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm”, njoftoi KPA.