• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SISTEM I FORTË IMUNITAR/ A luftohet Covid 19 me gjumë? Ja çfarë thonë studimet
Home
Shëndet

SISTEM I FORTË IMUNITAR/ A luftohet Covid 19 me gjumë? Ja çfarë thonë studimet

9 December, 2020 s.autor Shëndet

Gjumi, ushtrimet dhe kontrolli i stresit janë faktorë të rëndësishëm për një sistem të fortë imunitar, thanë sot shkencëtarët turq, duke paralajmëruar se mungesa e gjumit ju bën më të dobët ndaj sëmundjeve infektive. “Flini mjaftueshëm në mënyrë që të sekretohet mjaft melatonia, mos pini duhan, mos përdorni produkte duhani, hani një ushqim të pasur me perime dhe fruta, ushtroni rregullisht”, thonë nga Fondacioni Turk i Veshkave në një deklaratë rreth mënyrave për të forcuar sistemin imunitar, transmeton BW. Fondacioni rekomandoi gjithashtu larjen e duarve rregullisht dhe në mënyrë të duhur si dhe uljen e nivelit të stresit.

“Është dëshmuar se sistemi imunitar është i dëmtuar dhe i dobët ndaj infeksioneve në shumë sëmundje të lidhura me gjumin”, tha Derya Karadeniz, ekspertja mbi çrregullimet e gjumit, duke theksuar rolin e gjumit në riparimin e trupit.

Studimet eksperimentale dëshmojnë një lidhje të fuqishme midis sistemit imunitar dhe gjumit, theksoi ajo, duke shtuar se në një studim në të cilin njerëzit të cilëve u lejohej vetëm katër orë gjumë për katër natë, kishin reagime shumë më të dobëta imune kur iu dha vaksina e gripit në ditën e pestë krahasuar me ata që bënin orë të rregullta të gjumit. Timur Erk, kreu i fondacionit, paralajmëroi se duhet të merren vitaminat dhe mineralet thelbësore duke përmbushur nevojat e njerëzve në kohën e pandemisë së COVID-19. “Dietë e shëndetshme, stërvitje, kontroll i stresit dhe gjumë. Thënia e gjysheve tona, ‘fëmijët rriten në gjumë’, tani vlen për të gjithë individët dhe është dëshmuar nga hulumtimet shkencore”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIQËSIA QË I KTHEU NË ARMIQ/ Ja si hyri hasmëria mes Klodian Saliut dhe Lulzim Berishës
Previous article SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ CNN: Kalifornia, mungesë shtretërish dhe personel mjekësor

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT