Reagime të forta ka ngjallur dekreti i presidentit sirian Bashar al-Asad për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga konflikti 7-vjeçar.
Bëhet fjalë për një vendim të datës 4 Prill, sipas të cilit banorëve që kanë braktisur shtëpitë e tyre të shkatërruara u jepet 30 ditë kohë të paraqesin dokumentat e pronësisë, në mënyrë që qeveria të nisë rindërtimin e banesave të tyre. Nëse nuk paraqesin asnjë dokument që fakton pronësinë, prona e tyre shtetëzohet.
Ministria e Jashtme gjermane, që ka pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga sirianët në të gjithë Europën e vlerësoi si “pabesi” dekretin e Asadit. Ky dekret shihet si përpjekje e për të shpopulluar edhe ligjërisht Sirinë nga kundërshtarët e regjimit, e për të dërguar në zonat e rindërtuara mbështetësit e tij.



