• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIPAS MOSHËS DHE GJINISË/ Ky është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë
Home
Shëndet

SIPAS MOSHËS DHE GJINISË/ Ky është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë

1 April, 2023 s.autor Shëndet

Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mirëpo në këtë epokë moderne, ka edhe aplikacione celulare që matin rrahjet e zemrës me anë të gjurmës së gishtit.

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se cila është vlera normale, sepse rrahjet normale të zemrës ndryshojnë nga personi në person, ndërsa diapazoni normal për të rriturit është 60 deri në 100 rrahje në minutë.

Le t’ia nisim nga fillimi. Ritmi i zemrës nuk është një vlerë konstante dhe ndryshon nga personi në person për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Disa prej tyre janë: mosha, pirja e duhanit, sëmundjet kardiovaskulare, kolesterina e lartë, diabeti, medikamentet, temperatura, pozicioni i trupit dhe aktivitetet me të cilat merren njerëzit.

Dihet se zemra fëmijëve u rrah më shpejt, ndërsa atletëve më ngadalë, krahasuar me mesataren e të rriturve. Për fëmijët që merren me sport, rrahjet normale të zemrës në pushim mund të jenë vetëm 40 deri në 50 rrahje në minutë.

Te fëmijët, disa ndryshime në shpejtësi janë normale, kështu që nuk duhet të keni frikë nëse zemra e fëmijës suaj rreh shumë shpejt ose shumë ngadalë.

Gjithsesi kontrolloni disa herë, pas një pushimi të shkurtër dhe, nëse numrat jonormalë përsëriten, konsultohuni me një mjek.

Te të rriturit e shëndetshëm, rrahjet normale të zemrës janë midis 60 dhe 80 rrahje në minutë, por mund të arrijnë deri në 100, që konsiderohet si kufiri i sipërm normal. Mbi 100 rrahje në minutë në pushim te një i rritur i shëndetshëm mund të jetë shkak për shqetësim.

Në varësi të moshës, rrahjet mesatare të zemrës në pushim janë:

Femrat

18-25 vjet = 74-78
26-35 vjet = 73-76
36-45 vjet = 74-78
46-55 vjet = 74-77
56-65 vjet = 74-76
65+ vjet = 73-76

Meshkujt

18-25 vjet = 70-73
26-35 vjet = 71-74
36-45 vjet = 72-75
46-55 vjet = 72-76
56-65 vjet = 72-76
65+ vjet = 70-73

Atletët kanë një rrahje zemre midis 40 dhe 60, si dhe gratë shtatzëna, rrahjet e zemrës së të cilave mesatarisht janë 60 deri në 70 në minutë, ndërsa pas aktivitetit fizik, të rriturit e shëndetshëm zakonisht matin rrahjet e zemrës midis 120 dhe 150 rrahje në minutë.

Në varësi të grupmoshës, rrahjet mesatare të zemrës tek njerëzit aktivë gjatë ushtrimeve me intensitet 50-80% janë:

Femrat

18-25 vjet = 100-170
26-35 vjet = 94-160
36-45 vjet = 90-153
46-55 vjet = 85-145
56-65 vjet = 83-140
65+ vjet = 78-132

Meshkujt

18-25 vjet = 95-162
26-35 vjet = 93-157
36-45 vjet = 88-149

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRANVERË NË PRILL? Ja si do të jenë temperaturat përgjatë këtij muaj. Nga java që vjen pritet të…
Previous article E PËSON KEQ/ Me 41 kg heroinë në makinë, kapet 31 vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpuntori

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT