• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIMPTOMAT/ Thuhet se është pasojë e COVID-19, por çfarë është miastenia gravis?
Home
Shëndet

SIMPTOMAT/ Thuhet se është pasojë e COVID-19, por çfarë është miastenia gravis?

21 August, 2020 F.autor Shëndet

Miastenia gravis është një sëmundje autoimune e karakterizuar kryesisht nga një dobësim i fortë muskulor. Ajo është një patologji ku sistemi imunitar sulmon receptorët e muskujve që rregullon lëvizjet. Lidhja mes nervave dhe muskujve ndërpritet duke ndërhyrë në funksionimin e tyre.

Termi “miastenia gravis” vjen nga latinishtja dhe do të thotë “dobësim i rëndë muskulor”. Vlerësohet se prek një në 5 mijë persona. Dhe pse mund të shfaqet në çdo moshë, më e shpeshtë është tek femrat në fillim të të 40-tave dhe tek meshkujt pas të 50-tave.

Ajo është një patologji ekstremisht invaliduese dhe komplekse, për të cilën fatkeqësisht nuk ka kurë. Megjithatë ekzistojnë disa trajtime që lehtësojnë simptomat. Në këtë artikull do ju shpjegojmë gjithçka që duhet të dini për këtë sëmundje të dobësimit të muskujve.

MIASTENIA GRAVIS: ÇFARË ËSHTË?

Për ta kuptuar këtë patologji pikë së pari duhet të njohim funksionimin e muskujve. Muskujt kanë receptorë që marrin sinjale kimike nga nervat. Në kushte normale, kur bëjmë një lëvizje vullnetare këto substanca lëshohen nga ekstremitetet e nervave. Veprojnë më pas në receptorët e muskujve duke gjeneruar lëvizje me forcën dhe fuqinë e kërkuar.

Sidoqoftë, në prani të miastenia gravis sistemi imunitar ndryshon dhe sulmon këta receptorë të muskujve. Pra, nuk lejhon që substancat kimike të aktivizojnë muskujt, dhe për këtë arsye ka dobësi të muskujve dhe lodhje.

Dobësia muskulore rritet në periudhat e aktivitetit. Miastenia gravis në përgjithësi godet muskujt që kontrollojnë shprehitë e fytyrës, përtypjen dhe gëlltitjen. Në të njëjtën mënyrë mund të preken dhe muskujt respiratorë.

SIMPTOMAT

Siç e përmendëm dhe më lart simptoma kryesore është dobësimi i muskujve. Kjo rritet me përdorimin e përsëritur të muskujve dhe përmirësohen me pushimin e tyre. Për fat të keq simptomat tendojnë të përkeqësohen me kohën dhe bëhen më të rënda pas disa vitesh nga shfaqja e sëmundjes. Janë të shumta grupet e muskujve që mund të preken por ato me frekuencë më të shpeshtë janë:

Muskujt e syrit: pjesa më e madhe e të prekurve nga miastenia gravis kanë probleme me shikimin, si vizioni i dyfishtë. Gjithashtu mund të ndodhë ulja e njërës ose dy qepallave.

Shumë pacientë kanë vështirësi në të folur. Zëri në përgjithësi fiton një ton të butë dhe hundor.

Ndërhyn në sistemin e gëlltitjes: lëvizje të thjeshta si përtypja apo gëlltitja bëhen të dobët dhe kompleks. Kjo sjell dhe një rrezik të lartë të mbytjes nëse pini apo hani.

Shprehitë e ndryshuara të fytyrës: kush vuan nga miastenia gravis shpesh nuk arrin të buzëqeshë normalisht.

Dobësim në ekstremitetet e qafës. Në këtë rast, ecja apo mbajtja e kokës në pozicion natyral rezulton të jetë e vështirë dhe ka tendencë të bjerë në anë.

SI DIAGNOSTIKOHET

Për të diagnostikuar miastenia gravis mjeku duhet mbi të gjitha të njohë simptomat dhe historinë klinike të pacientit. Kështu që do të kryejë një sërë analizash fizike me detaje. Shpesh janë të nevojshme analiza të ndryshme komplementare që të konfirmojnë diagnozën. Për shembull, bëhet një analizë neuroplogjike për të verifikuar forcë dhe tonin muskulor, refleket dhe koordinimin.

Analizat e gjakut japin inforamcione të nevojshme për diagnozën. Siç e përmendëm është një sëmundje autoimune prandaj është e nevojshme të gjenden antitrupa specifik në gjakun e pacientit.

Gjithashtu bëhen analiza të tjera si:

Testi i paketave të akullit, të nevojshme në rastet kur pacienti ka rënie të qepallave. Borsa e akullit vendoset në qepallë për rreth dy minuta për të analizuar më pas lëvizjet në zonë.

Stimulimi i përsëritur i një nervi. Kjo analizë konsiston në dërgimin e impulseve përmes nervave për të verifikuar nëse ka një stimulim të mundshëm të muskujve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHBA/ Edhe BE mbështet propozimin e Ramës për dialog mes palëve në Bjellorusi
Previous article 152 RASTE/ Si është gjendja në spitalet COVID. 24 persona në terapi intensive dhe... (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT