• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SILLTE KOKAINË NGA EKUADORI/ Pas arrestimit të administratorit të kompanisë së frutave, SPAK urdhëron nisjen e hetimit për pasuritë e tij
Home
Breaking News

SILLTE KOKAINË NGA EKUADORI/ Pas arrestimit të administratorit të kompanisë së frutave, SPAK urdhëron nisjen e hetimit për pasuritë e tij

14 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të bujshëm të Eduart Dautit, i cili edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar, pinte kafe i qetë në Tiranë, SPAK ka urdhëruar grupet e hetimit të nisin verifikimin e pasurisë së tij.

edrtdauti

Fillimisht mësohet se në sitën e hetimit janë pasuritë e njohura, të cilat lidhen me prona të patundshme, por sipas të dhënave, po kërkohen edhe një sërë llogarish bankare, nga ku pretendohet se bosi i firmës së importit të frutave ekzotike në vendin tonë, ka strehuar paratë, që për hetimin, janë të ardhura nga trafiku i kokainës.

Pronari “Alba Exotic Fruit” u arrestua pak ditë më parë në Tiranë, nën akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës. Para Policisë dhe më pas para gjykatës, biznesmeni i mohoi të gjitha akuzat, ndërkohë që ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me episodet për të cilat ai akuzohet.

Mësohet të ketë kundërshtuar akuzat me pretekstin se drogën në mjetet e transportit të bananeve ia kishin futur grupet kriminale gjatë rrugës, pasi ai nuk ka asnjë lidhje me eksponentët e trafikut të drogës nga vendet latine.

HETIMI PASUROR

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se pas arrestimit të Eduard Dautit, pronarit të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e së cilës u sekuestruan sasi kokaine, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror.

Mësohet se grupi hetimor, deri më tani, ka identifikuar disa pasuri të Dautit, që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal. Në pronësi të 51-vjeçarit rezulton një automjet i “Mercedes-Benz”, një motor, 6 sipërfaqe toke, një apartament dhe dy garazhe.

Po kështu, janë siguruar informacione në rrugë operative që Dauti disponon edhe shuma të mëdha parash në disa banka të nivelit të dytë në emër të familjarëve dhe persona të lidhur me të.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e ka lënë në burg Eduard Dautin të arrestuar për trafik kokaine në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë, në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në portin e Durrësit, të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit”, u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, ndërsa për avokatin Baftjar Rusi, sasitë e kokainës janë futur në kontejnerët e kompanisë nga grupet kriminale, për të goditur biznesin e ligjshëm të klientit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI TRAGJIK/ 197 jetë të humbura fëmijësh nga lufta në Ukrainë
Previous article PAMJET/ Njerëz të dëshpëruar në rrënojat e Mariupol, bomba të pashpërthyera, çfarë ka ngelur nga qyteti ukrainas

s.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT