Kreu i qeverisë Edi Rama mbledh sot në një takim Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut. Në mbledhje do të marrin pjesë ministri i Bredshëm Sandër Lleshaj i cili është njëhkohësisht edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi. Në mbledhje merr pjesë edhe kryebashiaku i Vaut të Dejës Mark Babani
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar largmin e 80% të drejtorëve në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra. Ai ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje jemi aktualisht.


