• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Siguroi mjetet për VRASJEN E KASMIT”/ Babai i Elton Halipajt: Jemi shumë të varfër, e kanë gënjyer!
Home
Sociale

“Siguroi mjetet për VRASJEN E KASMIT”/ Babai i Elton Halipajt: Jemi shumë të varfër, e kanë gënjyer!

8 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

E gënjyen tim bir, ai është i urtë, kanë përfituar nga pika e tij e dobët. Jemi shumë të varfër. I kam hequr shpresat. Nuk e kam takuar djalin që në momentin e arrestimit. Nuk e besoj që Eltoni është përfshirë në një grup kriminal, ku i njohu ata persona”. Kështu u shpreh 75-vjeçari Hydai Halipaj, babai i Eltonit, njërit prej personave që ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit.

Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare“, 75-vjeçari na tregon me lot në sy momentin e arrestimit të Eltonit dhe pamundësinë ekonomike për ta ndihmuar. “Mamaja e Eltonit është e sëmurë me tumor, ka nevojë që t’i qëndrojë afër në çdo moment, jam 75 vjeç, nuk kam as fuqi dhe as para që të ndihmoj tim bir. Jam në gjendje shoku, por po përpiqem me sa kam mundësi që ta mbështes”, shprehet babai i Eltonit.

Si e përjetuat momentin e arrestimit të Eltonit, kishit dijeni që ai ishte i përfshirë në një grup kriminal?
Jam akoma në gjendje shoku, ditën që arrestuan Eltonin nuk më besohej që bëhej fjalë për tim bir. Ai asnjëherë nuk është shoqëruar më njerëz të tillë. Jam shumë i shqetësuar. Mamaja e djalit është e sëmurë me tumor, na ka sjellë një stres të madh në familje.

Si sillej Eltoni ditët e fundit përpara arrestimit, a vutë re diçka ndryshe tek ai?
Eltoni ka qenë gjithmonë i përkushtuar me familjen, sidomos ndaj mamasë dhe çdo moment interesohej për shëndetin e saj. Por pesë ditët e fundit përpara se të ndodhte e gjithë kjo, ai nuk vinte shpesh në shtëpi, veç telefononte i shqetësuar dhe pyeste si ishte e ëma, apo nëse i kishte pirë ilaçet. Nuk kishim dijeni se me çfarë po merrej.

A i njihnit personat e tjerë që janë arrestuar së bashku me djalin tuaj. Ishit të informuar me kë shoqërohej Eltoni?
Nuk e besoj që im bir është përfshirë në një grup kriminal, ai është i ndershëm, ku i njohu ata persona?1 Ai ka shoqëri tjetër, s’e kam parë kurrë të shoqërohej me ata. Ai rrinte me djemtë e lagjes këtu në Yzberisht. Thuhej nga policia që im bir ka siguruar mjetet, por im bir nuk i ka pasur aq lekë sa për të blerë fugonin. Ne jemi kaq të rënduar ekonomikisht, ai ishte gjithë kohës nëpër spitale, pasi mamasë së tij iu rikthye tumori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Morena Taraku 'çmend' fansat, shfaqet “përvëluese” në këto imazhe (FOTO)
Previous article Kjo na paska humbur! I dashuri i "Jeshimit" qenka kaq... seksi

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT