• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA RRUGORE/ Qafë Thanë, përfundojnë punimet rehabilituese në pesë kthesat
Home
Sociale

SIGURIA RRUGORE/ Qafë Thanë, përfundojnë punimet rehabilituese në pesë kthesat

11 November, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Një tjetër aks i rëndësishëm kombëtar i është nënshtruar ndërhyrjeve rehabilituese, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve si dhe rritjen e elementëve të sigurisë rrugore. Në pesë kthesat në zonën e Qafë Thanës kanë përfunduar punimet rehabilituese, të cilat bën të mundur riasfaltimin, vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale si dhe ndërtimin e bordurave.

Punimet u inspektuan nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho, i cili bëri të ditur detaje sa i takon punimeve të kryera në këtë segment teksa shtoi se këto ndërhyrje janë pjesë e projektit të “Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate” me financim të Bankës Botërore.

“Ky segment bën pjesë në kontratën e projektit të Bankës Botërore me Performancë dhe parashikon një rehabilitim në sigurinë rrugore nga Elbasani deri në rrethrrotullimin “Nënë Tereza” të Qafës së Thanës. Kemi filluar me pjesën e kthesave të Qafës së Thanës për të rritur koeficientin e fërkimit. Kemi përdorur një asfalt “miks design”, i cili është i përshtatshëm për kushtet e kohës dhe mjedisit, rezistent ndaj ngricave dhe borës. Faza e parë vijon me vijëzimin e të gjithë këtij segmenti dhe rrjetit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale”, u shpreh Verdho.

Ndërsa inxhinieri i firmës kontraktore, që po realizon punimet, Ilir Kokona informoi lidhur me fazën e dytë të punimeve sa i takon këtij projekti.

“Fazë e dytë vazhdon nga Elbasani në drejtim të Përrenjasit ku konsiston në rritjen e sigurisë rrugore më tepër e fokusuar në dy shkollat, shkolla e Mengelit dhe shkolla e Përrenjasit. Aty bën të mundur rritjen e sigurisë rrugore dhe e bën më të aksesueshme për nxënësit e shkollave. Kemi një ndërhyrje në varrezat e Librazhdit, në hyrje të Librazhdit, ku vazhdon më mbrapa dhe me trajtimin e urës së Librazhdit. Ka një ndërhyrje goxha të konsiderueshme në sinjalistikë horizontale dhe vertikale në të gjithë gjatësinë nga Elbasani në Qafë Thanë, gjë që bën të mundur dhe rritjen e sigurisë rrugore”, u shpreh Kokona.

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një trotuari i cili nis nga ura e Librazhdit në drejtim të fshatrave të parë të kësaj bashkie, duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e banorëve, por njëkohësisht edhe ndërhyrjen për rehabilitimin e 3 pikave të zeza përgjatë segmentit Elbasan-Qafë Thanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TIRANA 2019"/ Panairi i Librit çel siparin në datë 13 nëntor në Pallatin e Kongreseve
Previous article "JU PËRZË TË GJITHËVE"/ "Plas"në Itali. Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Hysajn

k.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale Aktualitet

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT