• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIGURIA NË TURQI/ Erdogan: Kemi nevojë për pajisjen me një sistem të ri mbrojtës
Home
Europë

SIGURIA NË TURQI/ Erdogan: Kemi nevojë për pajisjen me një sistem të ri mbrojtës

31 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia ka nevojë për t’u pajisur me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 për të garantuar sigurinë e saj, pasi vendit i janë mohuar të gjitha alternativat e tjera, raporton Anadolu Agency.

“Secilit i jepet e drejtë në luftën kundër terrorizmit, por gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për Turqinë, ndërkohë që ne jemi lënë vetëm përballë sulmeve ndaj vendit tonë nga veriu i Irakut prej vitesh dhe nga Siria”, tha Erdoğan në një ceremoni diplomimi në një shkollë ushtarake në Balıkesir, duke iu referuar sulmeve të organizatave terroriste ndaj Turqisë.

“Çfarë bënë ata kur nga Siria u kryen 127 sulme me artileri dhe mortaja në drejtim të qyteteve Kilis, Gaziantep, Reyhanlı dhe Kırıkhan, kur shtatë shtetas tanë humbën jetën dhe 125 të tjerë u plagosën. Ata i hoqën sistemet e mbrojtjes ajrore që ishin të pozicionuara më parë”, shtoi presidenti turk.

Ai theksoi se Turqisë madje nuk i janë dhënë armët që ka kërkuar për mbrojtjen e kufijve, duke shtuar se armët që Turqia ka kërkuar t’i blejë, organizatave terroriste u janë dhënë falas dhe se i janë mohuar edhe alternativat e tjera.

“Është e pamundur që ne t’i pranojmë këto imponime. Turqia ka nevojë për sistemet S-400 dhe tashmë ka marrëveshje të arritur. Andaj, shpresojmë që së shpejti t’i marrim”, deklaroi Erdoğan.

Dhjetorin e kaluar, Turqia njoftoi se kishte përfunduar marrëveshjen me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të vitit 2020.

Këtë prill, dy palët ranë dakord për dorëzim më të hershëm të sistemeve.

S-400 është sistemi më i përparuar anti-ajror me rreze të gjatë i Rusisë, me aftësi për të bartur tri lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektivat, duke përfshirë raketat balistike dhe raketat “lundruese”.

Në qershor, Senati Amerikan miratoi një projektligj që ndaloi shitjet e avionëve F-35 Turqisë, duke e arsyetuar vendimin me blerjen e sistemeve S-400 dhe arrestimin e disa shtetasve amerikanë në Turqi.

Duke iu referuar tensioneve midis SHBA-së dhe Turqisë pas ndalimit të pastorit amerikan Andrew Craig Brunson, Erdoğan tha se ushtria dhe ekonomia e Turqisë janë shënjestruar me pretekstin e rastit Brunson.

“Paqëndrueshmëria në kursin e këmbimit është një operacion kundër vendit tonë. Atë që nuk e arritën përmes bandave tradhtare brenda vendit dhe përmes organizatave terroriste, tani duan ta realizojnë përmes armës ekonomike, duke e shndërruar kursin devizor në armë devizore”, u shpreh Erdoğan.

Turqia dhe SHBA aktualisht kanë acaruar marrëdhëniet pasi Washingtoni vendosi sanksione me pretekstin e pastorit Brunson, i cili është në arrest shtëpie në Turqi lidhur me akuza për terrorizëm.

Akuzat ndaj Brunsonit përfshijnë spiunimin për PKK-në, e listuar si organizatë terroriste nga SHBA dhe Turqia, dhe organizatën terroriste FETO, grupi i cili qëndron prapa tentativës për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shihni pozicionet që do ta "çmendin" partnerin tuaj në shtratë
Previous article "PËRGJIGJIA IME"/ Rubrika e re e Ramës fillon me kritikun e tij më të ashpër: Genc, për mua nuk ka rëndësi...

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT