• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË SHKOLLA/ Policia në terren për drogën dhe armët e ftohta! Skënder Hita ultimatum drejtorive të komisariateve: Tolerancë zero
Home
Breaking News

SIGURIA NË SHKOLLA/ Policia në terren për drogën dhe armët e ftohta! Skënder Hita ultimatum drejtorive të komisariateve: Tolerancë zero

17 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla dhe në perimetrin e sigurisë së tyre.

Në dokument, Hita ngre shqetësimin për disa ngjarje të rënda të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor. Telegrami evidenton si problem kryesor shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, por edhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.

Kreu i Policisë së Shtetit pranon në dokument se një pjesë e këtyre ngjarjeve kanë ardhur si rezultat i punës së dobët të strukturave policore, të cilat sipas tij nuk kanë reaguar në kohë për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeneve kriminale.

Në urdhrin e dërguar drejtuesve vendorë, kërkohet organizimi i shërbimeve të posaçme policore në çdo institucion arsimor, duke vendosur agjentë të policisë kriminale pranë shkollave për të monitoruar situatën dhe për të goditur shpërndarësit e drogës. Gjithashtu, parashikohen kontrolle të befasishme nga strukturat e narkotikëve, agjentët e komisariateve dhe forcat operacionale për kapjen në flagrancë të personave që futen në shkolla për të shpërndarë lëndë narkotike.

Një tjetër pikë e rëndësishme e telegramit lidhet me shtimin e përdorimit të metodave speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit kriminal pranë institucioneve arsimore. Ndërkohë, strukturat e Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me komisariatet, janë urdhëruar të mos lejojnë shitjen e produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç.

Skënder Hita ka paralajmëruar gjithashtu masa disiplinore ndaj drejtuesve apo efektivëve që nuk zbatojnë detyrat, duke kërkuar analiza të detajuara për çdo rast problematik dhe nisjen e hetimeve disiplinore kur konstatohen shkelje. Në fund të telegramit, drejtoritë vendore të policisë urdhërohen të raportojnë çdo javë në strukturën qendrore për masat e marra, rezultatet e arritura dhe problematikat e hasura në terren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJITHÇKA PËRFUNDOI NË NJË MINUTË"/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë
Previous article ANALIZA/ Washington Post: Dosjet sekrete të UFO-ve zbulojnë ngritjen e një feje misterioze në Amerikë

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë Aktualitet

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares Aktualitet

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT