• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË KANTIERE/ IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA NË KANTIERE/ IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte

28 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

65 subjekte janë ndëshkuar deri më tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër të masave që po merr Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përsa i takon respektimit të sigurisë teknike në kantiere.

Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi prej të cilave 41 me leje nga KKT dhe 178 objekte me leje nga njësia vendore. Në përfundim të rikontrollit, proces që IKMT e kryen në bashkëpunim dhe kordinim me AZHT-në dhe IMT-të, në 45 kantiere ka rezultuar që nuk janë marrë masat ndaj është proceduar me vendosjen e gjobave dhe pezullim punimesh.
Në zonën e Golemit, pjesë e Bashkisë së Kavajës janë verifikuar në total 73 subjekte prej të cilave 4 me leje nga KKT dhe 69 me leje nga njësia vendore. Pas rikontrollit, 8 subjekte janë ndëshkuar me gjobë dhe vendim pezullim punimesh.

Kontrollet e IKMT-së kanë filluar edhe në territorin e Bashkisë së Vlorës dhe Himarës. Në Vlorë deri më tani janë inspektuar gjithsej 32 objekte ndërtimi, nga të cilat 11 objekte janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga Bashkia Vlorë dhe 21 objekte me leje të miratuara nga KKT. Në 12 raste janë vendosur gjoba dhe marrë vendime për pezullim punimesh.
Në territorin e Bashkisë Himarë rezultojnë gjithsej 71 subjekte të pajisura me leje të miratuara nga KKT, të cilat janë planifikuar për t’u inspektuar. Deri në këtë fazë janë inspektuar 14 subjekte.
Në bashkëpunim me AZHT-në dhe IMT-Bashkia Durrës, IKMT planifikon fillimin e procesit të verifikimit edhe në territorin e Bashkisë së Durrësit. Respektimi i detyrimeve ligjore për sigurinë teknike në kantiere mbetet një objektiv parësor i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Në zbatim të planit të punës, kontrollet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin e vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata
Previous article "MORA MESAZH NGA LIDERI SUPREM I IRANIT"/ Putin pas takimit me ministrin e Jashtëm Iranian: Vazhdoni të luftoni për sovranitetin tuaj

s.autor

Postime të ngjashme

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT