• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA E TESTEVE/ Eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar
Home
Sociale

SIGURIA E TESTEVE/ Eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar

23 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja ka folur për cilësinë e tamponeve dhe veçanërisht të kiteve dhe reagentëve laboratorik. Koja deklaroi se ndryshe nga alarmi që është ngritur në Suedi për rezultate të gabuara të testimit, ku 3700 njerëzve iu tha gabimisht se ishin të infektuar me covid-19, në vendin tonë nuk ekziston një gjë e tillë. Sipas ekspertit, kitet dhe reagentët për testin e PCR nuk vijnë tek ne nga Kina dhe janë të regjistruara në listën e OBSH dhe të certifikuara më pas nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore.

“Nuk e di si ka vepruar Suedia në një rast të tillë, por në dijeninë time në Shqipëri është një alarm i kotë. Kitet dhe reagentët për testin e PCR nuk vijnë tek ne nga Kina, janë të standardeve ndërkombëtare, nga kompanitë më të fuqishme në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe dhe nuk mund të vëmë në dyshim cilësinë e tyre. Ka disa rregulla në Shqipëri që disiplinojnë regjistrimin e kiteve e reagentëve, nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, përkatësisht në ligjin 89 të vitit 2014, për pajisjen në mjekësinë ligjore. Ky ligj funksionon edhe në këto kushte covid-19, pasi ligji është i njëjtë për të gjitha situatat. Kitet para se të vijnë në Shqipëri, së pari regjistrohen në listën e OBSH, pastaj certifikohen nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, pra kalon në një sistem filtrimi për të cilët personat e caktuar mbajnë përgjegjësi. Janë hallka ligjore që kontrollojnë, monitorojnë dhe certifikojnë dhe kitet që vijnë në ISHP i kanë kaluar të gjitha barrierat që nisin nga OBSH. Historia ka treguar që në vendin tonë s’kemi patur incidente të tilla si Suedia”-tha Koja.

Sakaq, eksperti i Shëndetit Publik deklaroi se kitet që vijnë në vendin tonë janë të blera nga qeveria me përgjegjësi të plotë dhe falë partneritetit me OBSH, USAID dhe BE.

“Në dijeninë time, kitet janë të blera nga qeveria me përgjegjësi të plotë dhe falë partneritetit me OBSH, USAID e BE dhe nuk besoj se këto institucione kanë problematika përsa i përket cilësisë. Gjatë kësaj periudhe koronavirusi kam kontribuar në terren në spitalin Infektiv dhe nga fillimi i pandemisë kemi patur rritje të numrit të testimeve. Që nga marsi e deri tani bëmë strategjinë e mbylljes dhe hapja ishte graduale në raport me vendet e tjera. Siç e shohim të dhënat më shqetësuese janë nga vendet e tjera, si Spanja, Franca, ndërsa Shqipëria nuk po përballet me këtë rast. Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa”,-deklaroi eksperti Gjergji Koja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NË BRITANI/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT)
Previous article A RREZIKOHET SHQIPËRIA NGA NJË VALË DYTË E COVID-19? Manastirliu: S’kemi rritje të kurbës epidemiologjike, kemi marrë masa për të përballuar çdo situatë

Delo.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT