• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A RREZIKOHET SHQIPËRIA NGA NJË VALË DYTË E COVID-19? Manastirliu: S’kemi rritje të kurbës epidemiologjike, kemi marrë masa për të përballuar çdo situatë
Home
Sociale

A RREZIKOHET SHQIPËRIA NGA NJË VALË DYTË E COVID-19? Manastirliu: S’kemi rritje të kurbës epidemiologjike, kemi marrë masa për të përballuar çdo situatë

23 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga një valë e dytë e koronavirusit, u shpreh se kurba epidemiologjike, për fat të mirë nuk ka rritje eksponenciale.

Manastirliu deklaroi se qeveria ka marrë masa për të gjurmuar dhe testuar rastet e infeksioneve, duke vlerësuar se mjekët dhe infermierët po trajtohen me kushte sa më optimale.

“Nëse sheh kurbën epidemiologjike, është e qartë se kemi një ecuri të epidemisë, e cila për fat të mirë nuk ka një rritje eksponenciale, ka një plato që vijon të jetë e tillë, pra kemi një epidemi në zhvillim.  Qeveria do të gjurmojë dhe testojë rastet për të këputur zinxhirin e infeksionet. Prandaj kemi marrë masa për të bërë testime më të shpejta dhe izolime po ashtu të shpejta. Kemi marrë masa për të përmirësuar trajtimin ambulator dhe gjithashtu qytetarët të marrin në cilësinë më të lartë pajisjet shëndetësore të nevojshme. Do të mbrojmë mjekët dhe infermierët, duke iu garantuar kushtet. Do të dyfishojmë edhe shtratet”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu theksoi se qeveria do të sigurojë vaksinim falas për kategoritë më të rriskuara.

“Ne kemi një strategji për vjeshtën dhe dimrin. Ne do të shqyrtojmë rastet e personave të dyshuar të infektuar. Ne do të sigurojmë vaksinimin falas për këta kategori, që përfshin personelin mjekësor, kategoritë e riskut që janë të sëmurët kronikë, fëmijët 2 deri në 5 vjeç dhe jemi në pritje të vaksinës së gripit. Ne e kemi vendosur si prioritet vaksinimin e grupeve të riskut”, u shpreh Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA E TESTEVE/ Eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar
Previous article NGA KTHIMI NË ATDHE TEK KONTROLLI I KUFIJVE/ Brukseli publikon planin e ri të migracionit dhe azilit në Evropë

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT