• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIDOMOS NË KËTË PERIUDHË/ Mjeku popullor tregon çajin me 3 përbërës që është ilaç për virozat e stinës
Home
Shëndet

SIDOMOS NË KËTË PERIUDHË/ Mjeku popullor tregon çajin me 3 përbërës që është ilaç për virozat e stinës

7 November, 2022 s.autor Shëndet

Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Virusi qëndron në gjendje qetësie për 3, 4 apo 5 ditë dhe pastaj shpërthen.

Njeriu që kapet nga virozat, 2-3 ditët e para fillon të ketë ndonjë këputje, lodhje, dhimbje kockash, kyçesh e kështu me radhë. Më tej, fillon një rritje e lehtë e temperaturës. Ndërsa kur pacienti ka temperaturë e kollë të menjëhershme, marrje mendsh, prerje oreksi, vështirësi në frymëmarrje e dhimbje koke, kjo do të thotë se është prekur nga i ftohti. Pra, është tjetër virusi, pavarësisht tipit që ka; dhe është tjetër i ftohuri. Virusi zgjat deri në 7 ditë, ndërsa ftohja për një kohë më të gjatë.

Për të minimizuar ciklin e virozës që zgjat deri në javë duhet të ndjekim disa hapa të dobishëm. Së pari, duhet të rrisim rezistencën e organizmit, kjo është pikënisja.

Nëse ndjejmë menjëherë një rënie të ndjeshme të temperaturve nuk duhet të vishemi shumë trashë, por duhet të bëjmë dush në mëngjes me ujë të ftohtë, e pasuar me ushtrime gjimnastikore rreth 15 minuta, në mënyrë që të rrisim rezistencën e organizmit.

Madje, në mëngjes duhet të pimë një gotë çaj me fruta pylli, trëndafil të egër apo pak lëng limoni. Kështu që kur të sulmohemi nga viruset, leukocitet do të jenë shumë më shumë “luftarake” dhe organizmi në këtë mënyrë bëhet më i fortë nga virozat. Nëse bëjmë një shpëlarje të pjesës së kraharorit e këmbëve me ujë të ftohtë, praktikojmë gjimnastikën e pimë disa prej çajrave të sipërpërmendur, atëherë edhe i ftohti është më pak kërcënues për organizmin. E rëndësishme është që temperatura e dhomës të jetë 5-6 gradë më e lartë sesa temperatura e ambientit të jashtëm.

Duhet theksuar këtu, që ajri nuk duhet të thahet e dyshemeja duhet të spërkatet dy herë në ditë. Të gjithë njerëzit, për të forcuar imunitetin, duhet të përdorin bimë që janë të pasura me vitaminën C si boronica, trëndafili i egër, molla e egër, kulumbria, thana, dëllinja. Nëse këtë çaj e shoqërojmë me mjaltë, organizmi do jetë më në formë dhe organet do të punojnë shumë më mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGA E KONFERENCËS/ Lacio e Hysajt përballë ekipit që luajti ndaj Ballkanit, short i vështirë për Sherif Tiraspolin e Regi Lushkjes
Previous article I ZHDUKUR PREJ DISA DITËSH/ Kush është shqiptari që u gjet i vdekur në Greqi (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT