Prindërit e të riut fatkeq që u vra tragjikisht nga tre shqiptarë me një thikë në bark e kanë përcjell të riun për në banesën e fundit këtë të djelë.
Kjo është shkatërruese për familjarët, 19-vjeçari ishte djal i vetëm dhe sa kishte filluar pergatitjet për të nisur ushtrinë.
I riu ndodhej bashkë me një vajzë në momentin e ngjarjes së rëndë kur u godit për vdekje me një thikë më bark. Thomas Cheliot ishte duke debatuar me tre të rinjtë shqipëtar dhe duke iu folur në emër.
Kjo tregon se mes të rinjve kishte njohje, ndërsa mendohet se kanë qenë pazare droge shkaku i nisjes së zënkës.
Ndërkoh policia helene ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe ka njoftuar që është vetëm çështje kohe arrestimi i tyre.
Por familjarët e viktimës dhe avokati i tyre kanë shpërthyer në akuza ndaj policië duke iu kërkuar publikimin e emrave dhe foto të tre autorëve pasi iu kanë lënë hapsir të largohen nga Greqia.
Përgatiti:AlpeNews.al